Mijëra qytetarë pa internet dhe pa shërbim telefonik, kompania ende pa shpjegim
Mijëra qytetarë kanë raportuar probleme serioze me shërbimet e internetit dhe të telefonisë gjatë orëve të fundit. Sipas raportimeve, përdoruesit nuk kanë mundur të kryejnë apo të marrin thirrje telefonike, ndërsa edhe lidhja me internetin ka qenë jashtë funksionit.
Qytetarët shprehen se shërbimi është ndërprerë papritur dhe se situata ka shkaktuar vështirësi në komunikim dhe në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.
Deri në këto momente, kompania që ofron shërbimin nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar lidhur me shkakun e problemit apo kohën kur pritet të rikthehet normaliteti i shërbimit.
