Vajza në foto është Emanilda Rama, 26-vjeçarja e cila dyshohet se mbyti me tel babanë e saj, Anesti Ramën. Krimi i rëndë në familjen Rama fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale, por vetëm një ditë më vonë u zbulua se Emelinda Rama, 26 vjeç, mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në banesën ku jetonin së bashku në fshatin Frashër të Fierit.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:00 të së mërkurës (23 korrik), në fshatin Frashër në banesën e familjes Rama, ku 26-vjeçarja vrau babain duke e mbytur me tel dhe më pas ka njoftuar Policinë duke i shpjeguar se i ati ishte rrëzuar dhe kishtë ndërruar jetë. Por e gjithë ngjarja u zbardh brenda pak orësh.
Rama ka pranuar përpara grupit hetimor se ka vrarë të atin. Para hetuesve ajo deklaroi se babai i saj ishte fanatik dhe kjo është arsyeja pse ajo ndërmori aktin ekstrem. Pas vrasjes, së bashku me të ëmën, kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e 56-vjeçarit dhe me qëllim inskenimin si aksidentale. Nëna e të resë, Valbona Rama, e cila u arrestua sot ka mohuar përfshirjen në ngjarje.
