Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Prokuroria e Fierit njoftoi të enjten se kishte lëshuar 14 masa sigurimi ndaj drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe disa personave me pozicione drejtuese në këtë kompani, që janë sipas prokurorisë të dyshuar për shmangie tatimore dhe vepra të tjera penale gjatë një periudhe 20-vjeçare. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo u arrestuan të mërkurën, ndërkohë janë ekzekutuar edhe 7 masa të tjera sigurimi të lëshuara nga Gjykata e Fierit. Prokuroria bëri me dije se pesë persona, kryesisht me shtetësi të huaj, janë shpallur në kërkim. Prokuroria tha se të arrestuarit dhe shpallurit…
Prokuroria e Posaçme njoftoi të enjten sekuestrimin në Verona të Italisë të më shumë se 4 milion eurove pasuri të cilat sipas akuzës janë në pronësi të një organizate kriminale në Elbasan. Një burim nga prokuroria i tha BIRN se bëhej fjalë për grupin e Suel Çelës. Sekuestroja siç njoftoi SPAK u krye në një aksion të përbashkët me autoritetet italiane kundër pastrimit të parave. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Veronës kryen një operacion të përbashkët kundër një organizatë kriminale nga Elbasani, e cila vepronte në Verona të Italisë dhe ishte përgjegjëse për…
Një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit dyshohet se përdorur prej vitesh si maskim për një grup të strukturuar kriminal në fushën e kontrabandës me vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, me një dëm të dokumentuar prej më shumë se 36 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit, zbulon një hetim 2-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme. Sipas njoftimit të publikuar të mërkurën nga SPAK, 36 persona janë nën hetim për kontrabandën e cigareve, mes të cilëve 29 janë punonjës të strukturave doganore që dyshohet se janë implikuar në këtë skemë. Katërmbëdhjetë persona po hetohen në masën e arrestit me burg, ndërsa…
Nga uzurpimi i tokës në Lukovë mbi të cilën u ngrit Prado Hotel , manipulimi i drejtësisë, tek shpallja e biznesmenit Mentor Mezini me të kaluar kriminale si ‘investitor strategjik’ në Dhërmi, një histori vjedhjeje, ndikimi dhe heshtjeje shtetërore. Sabina Nika – Shteg.org Në brigjet e arta të Lukovës, ku deti përplaset qetësisht në breg dhe pronat kanë vlerën e arit, një hotel luksoz u ndërtua mbi një pronë të kontestuar që u pasua me një zinxhir skandalesh që përfshijnë korrupsion, falsifikime dhe heshtje institucionale. Dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se kompania “Building Construction” nisi punimet për hotelin luksoz…