Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 29 korrik sekuestrimin e pasurive që lidhen me të hetuarit për kontrabandimin në vendet e Bashkimit Evropian të cigareve të prodhuara në Shqipëri nga kompania Albanian Tabak Fabrika e re e Cigareve”, shoqëri që deri në fillim të këtij viti zotërohej nga Ilir dhe Darjo Jashari, babë e bir, lidhje familjare e një prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, Shefqet Kastratit. Pasuritë e sekuestruara që dyshohet se janë krijuar nga të ardhurat e siguruara prej kontrabandimit të cigareve, sipas SPAK, e kalojnë vlerën e 9.3 milionë…
Ky është komisari Agim Troci, prej 3 ditësh ndodhet në një shtrat spitali me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në trup pasi mbeti i bllokuar mes flakëve në fshatin Kopaçëz të Delvinës teksa po evakuonte banorët. Në temperatura përvëluese teksa flakët shkrumbonin gjithçka u dilte para, komisari bashkë me vartësit e tij dhe ekipin e zjarrfikësve iu përgjigj thirrjes për ndihmë. “Na thanë zjarrfikëset që banorët nuk pranojnë të evakuohen. Mes tyre ishte dhe një fëmijë 10 vjeç. Morëm në krahë dhe një grua të moshuar. Pastaj një çift të moshuarish që nuk pranonin”, u shpreh Agim…
Një kamarier 18-vjeçar ra pre e dhunës në ambientin e punës. Ngjarja ndodhi në një hotel në zonën e Skelës. Ai u dhunua nga dy persona, sikur flasin pamjet filmike që kanë bërë xhiron e rrjetit. Njëri prej tyre është Ardian Isufi, oficer policie në detyrë, që shfaqet duke e kapur për qafe kamarierin. Ndërsa i dyti, Leart Bimo, që e godet, ndërkohë që polici Isufi nuk ndërhyn. “Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar Ardian Isufi, jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit Leart Bimo, 57 vjeç, banues në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me…
dite më parë, ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar në Vlorë, thotë se personi që e qëlloi adoleshentin nuk është vëllai i tij, Ardian Isufi, efektiv i Policisë së Shtetit. “Ju keni parë një pjesë të kamerave. Ai gazetari t’i nxjerrë të gjitha pamjet. Unë nuk kam qenë prezent por çfarë më ka thënë vëllai: Ai ka qenë pushim. Ka shkuar te lokali për të pirë një kafe. Në tavolinë ka gjetur edhe një person tjetër që e ka ftuar në lokal. Janë ulur për të pirë një kafe dhe një ujë dhe nuk është bërë sherr për ujin, se…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një kamerier 18-vjeçar është dhunuar nga një efektiv policie jashtë detyrës, si edhe një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 26 korrik, në një hotel në Vlorë, ku kamerieri është dhunuar gjatë orarit të punës në prani të klientëve, vendas e të huaj. Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës, Ardian Isufi, aktualisht nënkomisar në Policinë Kufitare të Dibrës, dhe një person tjetër i njohur për blutë e Vlorës, Leart Bimo, kanë pretenduar se kamerieri i ka çuar një shishe ujë më tepër se çfarë ata kishin porositur. InfoNews…
Një tjetër operacion i gjerë i SPAK ka goditur një rrjet të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Në kuadër të këtij aksioni u arrestua Ermir Ndreaj, pronar i disa kompanive, përfshirë edhe atë me emrin Cinco. Ai u prangos në Palasë, teksa shijonte rrezet e diellit në një skaf luksoz. Pas arrestimit, policia ushtroi kontrolle në vilën e tij në jug dhe në një apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë. Në të njëjtin operacion u arrestua edhe Klevis Hoxhosmani, i cili rezulton pronar…
Ermir Ndrejaj është një nga 4 të arrestuarit të cilët u vendosën në pranga pas operacionit të zhvilluar nga policia dje me urdhër të SPAK. Ndrejajt mbrëmjen e djeshme i është zhvilluar edhe kontroll në banesë. Por kush është Ndrejaj i cili u prangos së bashku me vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC. Ndrejaj luan një rol të rëndësishëm në botën e drogës në Antwerp. 44-vjeçari njihet si Cinco pasi ka në pronësi klubin e njohur të natës në Durrës, Cinco Cavalli. Ai është nga qyteti i Bajram Currit dhe figurë e njohur e disa…
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e 55-vjeçarit Çlirim Dogani, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Ermalinda Ramën për të vrarë babain e saj, Anesti Ramën, në Fier. Sipas hetimeve, ka dyshime të forta se 26-vjeçarja kishte një lidhje intime me Doganin, i cili ishte një vit më i vogël se viktima. Kjo mund të ketë qenë një nga arsyet që ka shtyrë vajzën të ndërmerrte aktin e rëndë, pasi babai i saj nuk e pranoi këtë lidhje. Mësohet se Ermalinda ka pasur disa lidhje të tjera të dështuara, ndër to dhe një fejesë me…
Një akt heroik që ka prekur zemrat e gjithë komunitetit ka ndodhur në fshatin Kopaçez, Delvinë, ku prej dy ditësh zjarret po përpijnë gjithçka përpara. Shefi i Komisariatit të Delvinës Agim Troci, ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar nga një banesë që kishte marrë flakë. Në kulmin e flakëve, kur të gjithë prisnin ndërhyrjen e zjarrfikësve, z. Troci ka hyrë në banesën e rrethuar nga flakët, pa u menduar dy herë, për të nxjerrë të miturin që ndodhej ende brenda. Pavarësisht rrezikut të jashtëzakonshëm, ai arriti ta shpëtojë fëmijën, por vetë pësoi djegie të shumta…
Vajza në foto është Emanilda Rama, 26-vjeçarja e cila dyshohet se mbyti me tel babanë e saj, Anesti Ramën. Krimi i rëndë në familjen Rama fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale, por vetëm një ditë më vonë u zbulua se Emelinda Rama, 26 vjeç, mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në banesën ku jetonin së bashku në fshatin Frashër të Fierit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:00 të së mërkurës (23 korrik), në fshatin Frashër në banesën e familjes Rama, ku 26-vjeçarja vrau babain duke e mbytur me tel dhe më pas ka njoftuar Policinë duke…