Autor: InfoNews

“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e drejtuar nga Franc Gergely alias Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela. “AJMAN PARK” Resort është në pronësi të shtetasit Fadil Balla alias Julian (Jul) Balla, i cili dyshohet si pjesë e organizatër kriminale dhe është një prej të shpallurve në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Dyshohet se resorti gjigand i ndërtuar në Xhafzotaj të Durrësit është një biznes i përfituar me para droge. “AJMAN PARK” Resort shpesh herë e kemi parë duke u reklamuar nga televizionet kombëtare dhe nga personazhe…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritetet ligjzbatuese të Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Italisë, ka goditur një organizatë kriminale shqiptare me ndikim ndërkombëtar, e përfshirë në trafikimin e kokainës dhe pastrimin e të ardhurave nga veprimtaria kriminale. Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 187/2023 dhe janë bazuar në analizën e komunikimeve të koduara përmes aplikacionit SkyECC. Kjo organizatë, e strukturuar dhe me shtrirje globale, kishte organizuar trafikun e dy super-ngarkesave me gjithsej 28 ton kokainë, të nisura nga Paraguaji drejt porteve të Anversit në Belgjikë dhe Hamburgut…

Read More

Policia e Shtetit ka zbardhur identitetin e shqiptarit të arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Juxhin Drazhi, i cili ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të Elvis Doçit, i njohur si “Vis i Pojës”. “Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34…

Read More

Detaje të reja nga aksioni i SPAK. Bëhet fjalë për goditjen e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja. Për Franc Çopjan është caktuar masë e re sigurie, po ashtu dhe për Ervin Çelën, i arrestuar një muaj më parë si i dyshuar për vepra të tjera si vrasje. Organizata kriminale ka trafikuar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës. Më herët organizata është goditur nga SPAK, ndërsa janë zbuluar episode të reja të trafikut. Çopjat janë kundërshtarë të përbetuar të Erion Alibej i njohur si Krymi.

Read More

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista. “Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të…

Read More

Administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, duket se hoqi dorë njëherë e mirë nga vënia në punë e inceneratorit, ndërsa e konsideroi situatën emergjente gjatë një interpelance me Këshillin Bashkiak të qytetit më 29 korrik. “Duhet ndërtuar një landfill i ri. Sasia e mbetjeve ka arritur të shembë disa skarpata anësore të landfillit,” tha Kaja, ndërsa akuzoi këshilltarët bashkiakë se nuk i ishin bërë krah për të gjetur një zgjidhje. Sipas Kajës, në landfill hyjnë çdo ditë mbi 150 ton mbetje dhe është e pamundur sistemimi i kësaj sasie. “Do të…

Read More

Në një reagim publik në faqen zyrtare të Facebook-ut, studiuesi dhe aktivisti i trashëgimisë kulturore Auron Tare ka denoncuar gjendjen aktuale të një prej zonave më të rëndësishme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në vend — Parkut Kombëtar të Butrintit. Ai ka publikuar pamje tronditëse që tregojnë degradimin e një pjese të zonës së mbrojtur, duke ngritur alarmin për mënyrën sesi po trajtohet një pasuri kombëtare me rëndësi ndërkombëtare. Sipas Tares, kjo zonë e Butrintit, e cila në vitet ’90 ishte e destinuar për ndërtime nga Qeveria “Berisha 1”, u shpëtua falë përpjekjeve të vazhdueshme të Fondacionit Butrinti dhe ndërhyrjes…

Read More

Një tjetër leje e dyshimtë është miratuar nga qeveria disa javë më parë, në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Territorit. Bëhet fjalë për ngritjen e një kulle plot 39 të lartë dhe 4 kateve nëntokë (në total 43 kate) në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë, e cila javë pas jave po betonohet masivisht. Vendimi vjen disa ditë pas një tjetër leje tepër të dyshimtë në Sarandë, ku VoxNews denoncoi ekskluzivisht abuzimin e pushtetit me ngritjen e një kulle plot 32 kate në mes të Sarandës. Kulla do të ngrihej nga ish-kryetari i Bashkisë së Vorës,…

Read More

Katër banorë të fshatit Kurdari në bashkinë e Klosit u shoqëruan të mërkurën nga Policia e Matit, pas një përplasjeje me administratorin e kompanisë që po ndërton hidrocentralin “Doma” mbi lumin e Lusës. Banorët, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it, u ndaluan nga policia pas pretendimeve të administratorit të kompanisë “Global Interprise Group” dhe një punonjësi të shoqërisë private të sigurisë se ishin kërcënuar dhe se u ishte bllokuar rruga. Dhjetëra të afërm dhe banorë të fshatit u mblodhën përpara komisariatit të Policisë Mat, në mbështetje të të shoqëruarve. Ata e cilësuan shoqërimin si të padrejtë dhe thanë për BIRN…

Read More

Përrgjimet e Prokurorisë së Fierit për aferën e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, që shfrytëzon burimet e naftës nën tokë në Patos, Marinzë, Fier, nxjerr në pah edhe korrupsionin në të cilën ishin “zhytur” dhe një sërë kompanish të tjera private si dhe institucionet publike. Më konkretisht, nxjerr në pah mënyrën se si ndaheshin fondet me pagesa mujore për kompanitë dhe institucionet. Pjesë e dosjes është një përgjim i datës 9 Prill 2025, midis shtetases Majlinda Thanës, drejtoreshë e Thesarit pranë “Bankers Petroleum” dhe një zyrtareje të huaj të Financave, të quajtur Sheri. Ato diskutojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për planin…

Read More