Autor: InfoNews

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit. Kapitali mësoi prej disa muajsh BSH e ka vendosur nën mbikqyrje të rreptë UBA-n duke i kërkuar të shtojë kapitalin rregullator në përputhje me kërkesat e ligjit. Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar që Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka dorëzuar në QKB, vitin e kaluar raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit zbriti në 15.71 për qind nga 19.81 për qind në fund të vitit…

Read More

Banorët e zonës pranë Rrugës së OSBE-së në Kamëz kanë ngritur alarmin për një situatë shqetësuese që, sipas tyre, po ua bën jetën të pajetueshme. Sipas denoncimeve të tyre, dhjetëra kamionë të rëndë futen çdo ditë në rrugë dytësore, duke prishur qetësinë publike dhe ndotur ambientin përreth pallateve. Këta kamionë, që kalojnë me intensitet të lartë rreth 50 brenda vetëm 30 minutash kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në infrastrukturë, duke e shkatërruar totalisht rrugën. Banorët shprehen se zhurma, ndotja dhe lëkundjet nga mjetet e rënda po i detyrojnë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa institucionet vendore dhe qendrore qëndrojnë…

Read More

Në Shqipëri, nuk shpëton askush nga duart e oligarkëve, as qytetari i thjeshtë, as biznesmeni, madje as ylli botëror që ngre flamurin kuqezi në çdo skenë ndërkombëtare. Rasti i fundit është aq absurd, sa duket si humor i zi, Dua Lipa, këngëtarja me famë globale, përballet me të njëjtën histori mashtrimesh dhe grabitjesh që kanë përjetuar mijëra shqiptarë në bregdet. Burime kofidenciale tregojnë se këngëtarja kishte shprehur interes për të blerë një vilë luksoze në Kep Merli, Ksamil, një prej zonave më të lakmuara turistike të Sarandës. Një oligark i lidhur me qeverinë i ofroi një “pasuri me dokumenta të…

Read More

Në ditët e fundit të vitit të kaluar, saktësisht në 27 dhjetor, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli një tender të majmë me vlerë 7.7 milionë euro për përmirësimin e sistemit të Thesarit të Shtetit. Pasi u ankimua disa herë nga kompania Advanced Business Solution e Gerond e Meçes për kriteret që kishte vendosur AKSHI, më në fund tenderi u zhvillua në maj të këtij viti. Në garë u paraqitën 2 oferta, ku më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive Advanced Business Solution dhe Datalog me vlerë 5.1 milionë euro ose plot 2.5 milionë euro më poshtë…

Read More

Detaje të reja nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg. Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar. Ditën e ngjarjes viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për tu qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për tu sqaruar. Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë…

Read More

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posacme mori në pyetje Alqi Bllakon, lidhur me aferën e Eco Parkut në Durrës. Ish-deputeti socialist është shoqëruar nga ambjentet e paraburgimit të Durrës për në gdinën e SPAK, ku edhe ka dhënë shpjegime prpara hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burimet konfirmuan se Bllako është pyetur për të paktën tri orë. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, për shkak edhe të funksionit si drejtor i Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM) mendohet se është personi kyc që mund të hedhë dritë mbi këtë aferë. Ai ndodhet në burg për 3…

Read More

Një prej vëllezërve Cela, nga Peqini, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 48 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë, rezulton të ketë pastruar para nëpërmjet kompanive që blinte në Shqipëri. Albin Cela, në përgjimet e SPAK, rezulton të ketë pasur rolin e marrjes së shumave të mëdha të parave që vinin në Shqipëri nga aktiviteti kriminal i shitjes së kokakinës. SPAK thotë, se Albin Cela, rezulton se është ortak në një kompani ndërtimi dhe se në emër të tij janë regjistruar disa akte veprime noteriale si kontrata kredie, kontrata shitje apo dhurimi, pasuri të paluajtshme me fluks…

Read More

Familja Xhejo në fshatin Zvirinë të Maliqit, ka hapur dyert e mortit. Pasditen e sotme në orën 16:00 do të përcjellin për në banesën e fundit djalin e tyre Eraldin 14 vjeç. Eraldo Xhejos iu mor jeta në moshën më të bukur nga dora e bashkëmoshatarit të tij Enedio Guri. Ndërkohë policia ende nuk ka marrë në pyetje autorin, pasi i mituri ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, çfarë ka penguar deri tani marrjen ne pyetje nga grupi hetimor. Sot pritet që në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve, të merret dëshmia e vrasësit të Erald Xhejos. Sipas raportit të…

Read More

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e së enjtes, ku u vra me thikë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai E. G dhe xhaxhai i tij R. G., 4 të mitur si dhe 34-vjeçari Flori Çela. Pas kryerjes së krimit, autori i cili mbeti gjithashtu i plagosur, ka tentuar që të largohet me një automjet me 34-vjeçarin, që ishte i pranishëm kur ndodhi sherri. Babai dhe xhaxhai i të miturit akuzohen për veprime që…

Read More

Personi që shihni në foto është Enedio Guri, 14-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg, Maliq. Në disa foto që po qarkullojnë në rrjete sociale, Guri shihet duke pozuar me një armë gjahu, ndërsa mbi imazhe ka vendosur mbishkrime provokuese si: “Mos më kërko, unë nuk vij” dhe “Por shfaqem, kur ty s’ta pret mendja”. Në krah mban një tatuazh me formën e një kallashnikovi. Dy shokë të të miturve, të cilët kanë folur jashtë kamerave, tregojnë…

Read More