Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Kapitali Axhenda e Edi Ramës ka qenë e ngjeshur me takime ditët e fundit, teksa kryeministri thuhet se ka nisur konsultimet për qeverinë e re. Por mes vizitave të shumta, në zyrën e shefit të qeverisë, pati dhe një vizitë disi të pazakontë. Dy ditë më parë, mediat raportuan se në Kryeministri mbërriti me urgjencë edhe ish Presidenti i Kosovës, biznesmeni Behgjet Pacolli. Ndonëse vizita e Pacollit u raportua si e lidhur me konsultimet politike, baca nga Kosova kishte një tjetër hall. Pacollit po i bëjnë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës me forcë. Kapitali kontaktoi kompaninë Vlora International…
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe dy automjete luksoze tip Range Rover dhe Smart të Kristian Konit, të arrestuar për trafik droge në Itali, dhe nënës së tij pensioniste. Sipas Prokurorisë, Koni rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të drogës në shtetin fqinj gjatë periudhës 2007-2012. Nga hetimet, u dokumentuan përdorimi i disa identiteteve të ndryshme dhe transaksioneve financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara në emër të tij, nënës dhe subjektit “Kriol.AL” sh.p.k. “Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime…
Ekstradohet nga Italia, Hajrulla Xhivini, 42 vjeç, banues në Tiranë i cili gjatë muajit shkurt 2024, kanosi në mënyrë të përsëritur, për shkak të detyrës, gjyqtarin e Gjykatës Administrative Lushnjë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shtetasi Hajrulla Xhivini akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., gjyqtar i Gjykatës Administrative Lushnjë, si dhe ka protestuar para…
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues i Parë Vilson Bala, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish-kryeinspektorin e IMT në Durrës Ardian Halili, për ndërtimet pa leje që kishte kryer në zonën e Ishmit. Ndërtimet janë kryer në kohën kur ai mbante këtë detyre, gjatë vitit 2018 e në vijim. “Në vijim të punës për lokalizimin e ndërtimeve pa leje, identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës, gjatë verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe ato të IKMT-së, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Rezidencë”. Shtetasi A.…
Aldi Mustafa, emër i njohur për policinë dhe i lidhur me grupin kriminal të njohur si “Rrumi i Shijakut”, është arrestuar disa herë gjatë viteve të fundit. Më 30 shtator 2023, ai u ndalua në Durrës së bashku me Klevis Kurdin, 27 vjeç, ndërsa qarkullonin me armë në makinë. Sipas policisë, Mustafa kishte planifikuar një vrasje dhe ishte në lëvizje për të ekzekutuar objektivin e tij, i cili ende nuk është bërë publik. Burime hetimore tregojnë se Mustafa kishte dy ditë që lëvizte në qytet për të marrë hak pas vendosjes së tritolit në makinën e tij, më 3 prill…
Një tjetër histori që dëshmon se në Shqipëri ligji shpesh mbetet vetëm për qytetarët e thjeshtë. Policia ka zbardhur këtë të mërkurë një rast që të lë pa fjalë: Ardian Halili, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës gjatë viteve 2017-2021, në vend që të ndalonte ndërtime të paligjshme, ka zgjedhur vetë të veshë kostumin e “ndërtuesit fantazmë”. Tetë vite më parë, Halili ngriti pa asnjë leje ndërtimi disa vila luksoze në fshatin Shetaj të Ishmit, pikërisht pranë Kepit të Rodonit një prej zonave më të lakmuara të vendit. Sot, ndërtesat e tij pa leje shfaqen si një…
Dy persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë u arrestuan nga forcat e Policisë së Durrësit gjatë një operacioni të befasishëm në zonën e Shkozetit. Burime të sigurta për Replike.al bëjnë me dije se të ndaluarit janë Aldo Mustafa dhe Arbi Haxhiu. Të dy dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe u kapën në posedim të armëve të zjarrit pa leje. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit rezultojnë të jenë miq të ngushtë të Ermir Dedjas, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 20 majit në lagjen nr. 18 të Durrësit. Po ashtu, burime të…
Policia e Shtetit dhe SPAK po zhvillojnë një operacion për arrestimin disa punonjësve të IMT-së, të cilët dyshohen për afer korruptive. Burimet thonë se te paktën dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Burimet konfirmojnë se operacioni nisi pas denoncimit të bërë më herët në polici se zyrtarët mernin para tek biznese nga ndryshme.
Një sherr i pazakontë ka ndodhur brenda godinës së Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan. Burime për Vox News bëjnë me dije se dy protagonistët e sherrit janë E.L dhe Y.Ll, të dy inspektorë aktualisht në sektorin e Narkotikëve brenda këtij institucioni. Më herët E.L., ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Narkotikëve por më pas është larguar. Dyshohet se shkaku i sherrit lidhet me transferimet në këtë drejtori që janë kthyer në një histori më vete, me të cilën “Vox” do t’ju njohë ditët në vijim. Të njëjtat burime i thanë redaksisë se në Elbasan po përpiqen të kalojnë edhe…
TIRANË- Ish-kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është arrestuar nga policia për ndërtim pa leje. Halili dyshohet se në vitin 2017, kur ka mbajtur detyrën e kreut të IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa shtëpi pushimi, në fshatin Shetaj, Ishëm. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”, thuhej në njoftimin e policisë. Sipas raportimeve, shtëpitë e pushimit në fjalë janë pjesë e resortit…