Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Në fund të majit 2015, vetëm dy vite pasi Partia Socialiste kishte ardhur në pushtet, 73 deputetë të mazhorancës i dhanë dritën jeshile miratimit të ligjit për “Investimet Strategjike”, i propozuar nga qeveria si një ndërhyrje me efekt të përkohshëm deri në vitin 2018, e cila do të nxiste investimet e huaja dhe vendase në sektorë me ndikim në ekonominë e vendit. Nisma parashikonte lehtësira procedurale, fiskale dhe administrative, investime publike, dhënien e tokës publike dhe ndërhyrjen e shtetit për shpronësim të pronës private, e të tjera lehtësira për ata investitorë që do të përfitonin statusin “investitorë strategjikë”. Vendimmarrja për…
Një parcelë me drogë është bërë shkaku kryesor për vrasjen me dy plumba pistolete të Piro Prronit, në fshatit Abat të njësisës Administrative në Shkodër. Vrasja është kryer nga kryeplaku i fshatit Abat, Ndoc Macaj, i cili më pas është vetëdorëzuar tek strukturat policore me ndërmjetësimin e Drejtorit të Qarkut Shkodër. Ora News ka mësuar se Macaj ka pranuar autorësinë e krimit, por ka argumentuar se një veprim të tillë e ka kryer për tu vetëmbrojtur, pasi viktima Piro Prroni po e sulmonte me një hanxhar që kishte me vetë dhe thikë. Gjithçka ka ndodhur për kultivimin e disa rrënje…
Jo të paktë kanë qenë ata që kritikuan aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike me heqjen e çadrave të lokaleve, duke thënë se kanë mbetur karriget e këtyre bizneseve. Por edhe për vendosjen e karrigeve nga ana e lokaleve, duket se qeveria e ka një strategji, dhe këtë e ka paralajmëruar vetë Edi Rama. Në një postim në Facebook, Kryeministri bën të ditur se shumë shpejt do të ketë rregulla të reja edhe për vendosjen e karrigeve të lokaleve në sheshe e zona publike. Kështu, sipas Ramës, çdo karrige që vendoset nga lokalet në hapësirat publike, do të…
Drejtues i SPAK, Altin Dumani, ndodhet në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare. Dumani do të pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit nga zyrtari i lartë Brendan P. Hanrahan për Çështjet Evropian dhe Euro-Azitatike. Sipas njoftimit të DASH, takimi i Altin Dumanit do të jetë në orën 16:30 me orën lokale të Uashington DC, që i bie në orën 22:30 me orarin e Shqipërisë. Nuk dihet tema e diskutimit mes kreut të SPAK dhe zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Por sipas njoftimit zyrtar, takimi do të jetë me dyer të mbyllura dhe pa praninë…
Trupi i pajetë i Miklovan Dakajt, 30 vjeç nga Shkodra, u gjet më 24 gusht pranë brigjeve të detit në Marbella të Spanjës. Që prej asaj date, autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e vdekjes, pasi dyshohet se i riu ishte i përfshirë në rrjete të trafikut të drogës, si në Itali, ashtu edhe në Spanjë. ABC News meson se autoritetet shqiptare janë vënë te marten në dijeni të detajeve të reja lidhur me rastin. Në trupin e Dakajt janë gjetur dy dokumente identiteti me emra të ndryshëm, gjë që ka ngritur dyshime se ai i përdorte…
Ish presidenti i klubit “Partizani”, Paro Laçi thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka dhënë urdhër për ekzekutimin e ish amabsadores amerikane, Marisa Lino. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Laçi i drejtua Berishës, duke i thënë që të dalë dhe ta kundërshtojë, ose ta kallëzojë për shpifje. Ndërsa avokati Idajet Beqiri deklaroi se dëshmitar i këtij atentati ishte Izet Haxhia. Paro Laçi: Sali Berisha ka ngrënë bukë në shtëpinë time dhe më ka prerë në besë. Berisha ka të drejtë të mashtrojë shqiptarët, siç ka bërë gjithmonë. Unë e kam denoncuar aferën “Partizani” që…
Miklovan Dakaj, 30 vjeç, nga Shkodra, është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellas pasi ishte shpallur i zhdukur që në muajin maj. Të afërmit e tij kanë marrë një telegram ku konfirmohej vrasja dhe ku i paralajmëroheshin të mos e kërkonin më. Dakaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe në klane ndërkombëtare. Zhdukja e tij ishte raportuar si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, ndërsa vendndodhja e tij kishte mbetur e panjohur deri në gjetjen e trupit. Personi i fundit që e ka takuar është Juxhin Drazhi i klanit Troplini. Guardia Civil ka nisur një hetim në…
Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. Lorenc Shehu, i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar, duke i lënë vendin Buzit. “Rrugorja” e kryeqytetit ka qenë një repart që ka pasur shumë ndryshime, pasi fillimisht u drejtua nga Roven Zeka, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK. Më pas në vend të tij u komandua Lorenc Shehu. Tashme drejtimin e ka marrë Neritan Buzi, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës.
Nga Alban Tufa Tre djem rrahin një vajzë. Me grushte dhe shqelma. Pse? Ngaqë nuk iu hapi rrugën. Tre djem që janë rreth të njëzetave. Tre djem të cilët supozohet janë rritur nga prindër (njëri së paku), kanë shkuar në kopsht, mandej kanë shkuar në shkollë (minimalisht deri në moshën 14 vjeç, kaq e kemi detyrim), ndërkohë kanë takuar njerëz, janë rritur nëpër lagje, kanë miq, shokë, halla, teze, dajallarë, mixhallarë, kushërinj dhe kushërira. Pra, asnjëra nga këto hallka nuk ia ka dalë dot t’i edukojë. Së paku të dinin që një vajzë nuk rrihet. Kaq e pamundur të ketë…
Lorenc Shehu ka përfunduar detyrën e tij si i komanduar në krye të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, ku kishte marrë detyrën në muajin prill në vend të Roven Zekës. Ai pritet të caktohet në një pozicion tjetër brenda strukturave të policisë. Ndërkohë në krye të Rrugores pritet të vendoset një komisar që ka fituar ndër më të mirët në renditjen e garës së mëparshme për shefa Komisariatesh. InfoNews ka emrin e shefit të ri të rrugores por për arsye të respektimit të procesir emri do të bëhet me dije më vonë. Lorenc Shehu u komandua tek Rrugorja pasi…