Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Një sherr mes disa të personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën mes Selvisë dhe Pazarit të Ri në Tiranë. Konflikti ka degraduar deri në përdorimin e thikave, ku disa të rinj kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, autorët e dyshuar janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së “5 Majit”. Në vendngjarje ndodhen forca policore, të cilat po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre, si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia ka rrethuar zonën dhe po merr dëshmi nga qytetarë që kanë qenë të…
Në mes të një prej operacioneve më të mëdha anti-narkotik të realizuar ndonjëherë në qarkun e Elbasanit, një emër krejtësisht i papritur mori vëmendjen e atyre që ndodheshin në seancën gjyqësore të mesditës së mërkurë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Shyqyri Bica, një person me aftësi të kufizuar në lëvizje, i cili qarkullon me karrocë lëvizëse, rezulton të jetë një nga 30 personat ndaj të cilëve Prokuroria kërkoi masa të rënda sigurie, konkretisht arrest me burg, për përfshirje në një rrjet kriminal të shpërndarjes së drogës. Bica u shfaq në sallën e gjyqit si…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025. Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat…
SPAK përmbylli hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, familjarë dhe bashkëpunëtorë të saj, biznesmenë shoqëri tregtare dhe OJF dhe dorëzoi dosjen penale për gjykim. Ndaj kryebashkiakut janë ngritur 12 akuza penale, si korrupsion i zyrtarëve të lartë kryer në bashkëpunim ne 9 raste, pastrim parash, deklarim i rremë të pasurisë, fshehje të ardhurash, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në ambientet e vuajtjes së dënimit. SPAK – “Të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave…
Personat në foto, Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika, janë dy inspektorët e AKU-së që lejuan eksportimin e rreth 8 ton domate me pesticide nga Shqipëria drejt Kroacisë. Ronaldo Lika, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Griselda Dokasani, 25 vjeçe, banuese në Berat, u arrestuan nga policia me urdhër të Prokurorisë së Beratit. Nga hetimet ka rezultuar se pasi kanë kryer kontrolle në subjektin që tregtonte perimet, praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre. Po ashtu, sipas policisë, inspektorët kanë marrë si…
Tre persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Beratit pasi Kroacia bllokoi rreth 8 ton domate me pesticide të eksportuara ng Shqipëria. Analizat treguan se domatet që u bllokuan më 27 gusht kishin nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë. Në pranga është vënë pronari i subjektit eksportues “Era Fruit”, Mariglen Qorri 40-vjeç, si dhe dy inspektorë të AKU-së të Beratit, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani, 27 dhe 25-vjeç. Sipas Prokurorisë së Beratit, Qorri ka përdorur një faturë fiktive të lëshuar në emër të një fermeri, e cila më…
Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se është gati një listë me emrat kryesorë që mund të përbëjnë kabinetin e katërt qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Në këtë përbërje spikat prania e figurave të reja dhe rotacioni i emrave të njohur të Partisë Socialiste në poste kyçe. Sipas listës së përfolur, Belinda Balluku pritet të zgjidhet Kryetare e Kuvendit, ndërsa Adea Pirdeni do të mbajë postin e Zëvendëskryeministres. Në Ministrinë e Jashtme do të kalojë Elisa Spiropali, kurse Pirro Vengu është kandidati për Ministrinë e Mbrojtjes. Në drejtimin e rendit dhe sigurisë do të vendoset Vlora Hyseni si Ministre e…
Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi Ragip Gila qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës. Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak. Në…
Shkodra u trondit mëngjesin e kësaj të hëne nga një atentat mafioz. Nga të shtënat mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër i plagosur. Dyshohet se objektiv i atentait ishte Erogen Vaso (Brajovic) i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet aktualisht në spital. Ky i fundit në reagim për VoxNews iu shpreh ngushëllime familjeve të dy miqve të tij që mbetën të vrarë në atentat. Në reagim Erogen Vaso thekson se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal që po përfliten në media, ndërsa kërkon që të zbardhen sa me shpejt motivet e këtij akti të rëndë tragjik! Reagimi…
InfoNews.al ka mundur të zbardhë identitetet e të arrestuarve në megaoperacionin e Elbasanit, që arrestoi shpërndarësit e drogës që vepronin në të gjithë qarkun. Me masë sigurie arrest në burg dhënë nga Gjykata e Elbasanit janë 25 persona, ndërsa 5 të tjerë u arrestuan në flagrancë gjatë aksionit. Kurse 1 tjetër është nën hetim në gjendje të lirë, si dhe 14 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.Të akuzuarit vepronin të organizuar në grupe të vogla, por edhe vetëm. Ata shpërndanin lëndët narkotike pranë shkollave, lokaleve e më gjerë. Gjatë megaoperacionit të koduar “First Day” janë sekuestruar sasi kokaine e…