Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare në Shqipëri, që përfshin kompanitë Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, për periudhën 1 janar 2022 – 25 korrik 2025. Ky hetim ka për qëllim mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, duke siguruar një treg sa më konkurrues, me çmime të drejta dhe shërbime me cilësi. Në njoftimin zyrtar, institucioni thekson se fton të gjithë përdoruesit e shërbimeve celulare të ndajnë ankesat, problematikat apo shqetësimet e tyre lidhur me këtë treg, duke i adresuar pranë Autoritetit të Konkurrencës.
Parku arkeologjik i Orikumit në Gjirin e Vlorës ofron një peizazh unik nga kodra e gjelbëruar, i rrethuar nga deti Jon, laguna e Pashalimanit dhe gadishulli i Karaburunit. I ngritur në shekullin e VI para Lindjes së Krishtit, qyteti antik ka lënë gjurmë në histori gjatë luftës civile romake në mesin e shekullit I p.e.s, si një destinacion që shërbeu për ngjitjen e gjeneralit Jul Cesar drejt pushtetit absolut në Romë. Për shkak të pozicionit gjeografik, gjiri buzë Karaburunit mendohet se është përdorur si bazë detare që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Por tani, qeveria shqiptare synon…
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të shtetasit Arban Lamka, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e narkotikëve. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.01, të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme. Pasuritë e sekuestruara janë: – Apartamente, gjithsej 33 ndodhur në objektin e…
InfoNews.al ka siguruar dokumente zyrtare nga hetimi që po kryen Autoriteti i Konkurrencës ndaj disa bankave në Shqipëri, përfshirë Raiffeisen Bank, në lidhje me abuzime të mundshme në tregun e sigurimit të jetës për kreditë hipotekore dhe konsumatore. Sipas këtyre dokumenteve zyrtare, Raiffeisen Bank SHA dyshohet se ka shkelur ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”, duke kufizuar lirinë e zgjedhjes së klientëve dhe duke bashkëpunuar ekskluzivisht me një kompani sigurimi – Sigal Life – në pronësi të Avni Ponarit për sigurimin e jetës në disa rastet e kredive. Kufizimi i konkurrencës dhe dëmtimi i interesave të klientëve Bazuar në nenin 7…
Ermal Beqiri i kompanisë Soft and Solution sapo la ambientet e prokurorisë së Posaçme. Ai është marrë në pyetje lidhur me një hetim që po kryen ky institucion, ndërsa më herët i është ushtruar kontroll në biznesin e tij me vendim të Gjykatës së Posaçme. https://infonews.al/detajet-bkh-bastis-zyrat-e-soft-solution-spak-fut-ne-radar-dyshen-ergys-agasi-dhe-ermal-beqiri/ Beqiri është i njohur për publikun si një nga ekspertët e videos së famshme Meta-Prifti ku, me aktin e ekspertimit të firmosur nga ai dhe dy të tjerët, ish-presidenti mori pafajësinë në Gjykatën e Lartë edhe pse ishte nën akuzën e korrupsionit.
Pronari i kompanive Soft & Solution dhe Horizon, Ermal Beqiri është paraqitur sot në mëngjes në ambientet e SPAK ku është marrë në pyetje nga agjentët e BKH. Kjo është hera e parë që Beqiri, një ndër përfituesit më të mëdhenj të tenderëve të AKSHI në sektorin e teknologjisë së informacionit, paraqitet fizikisht në SPAK pasi BKH ushtroi një kontroll blic disa javë më parë në zyrat e tij në Tiranë duke marrë prej andej dokumentacion, i cili mund ta kompromentojë rëndë biznesmenin dhe të zbardhe skemën kriminale të shpërndarjes së tenderëve në fjalë. SPAK ka nisur një hetim të gjerë në…
Kaosit politik në Serbi me sa duket i shtohet si qershia mbi tortw ndeshja kundër Shqipërisë e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit, e planifikuar më 11 tetor. Në ndeshjen e fundit në “Marakana” përballë Anglisë ku vendasit u shkatërruan 5-0, gjërat janë përkeqësuar më tepër, jo vetëm në aspektin sportive por me sa duket edhe atë politik pasi në stadium veç thirrjeve raciste kundër Kosovës, kanë qenë të pandalshme edhe ato anti-Vuçiç. Janë këto të fundit dhe frika e kaosit të pakontrollueshëm që me sa duket detyruan presidentin serb, sipas mediave vendase t’i kërkonte Federatës së Futbollit të Serbisë që…
Policia ka zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë në lidhje me firmat piramidale online, pas mashtrimit të disa qytetarëve, kryesisht në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes. Burime bëjnë me dije se nga operacioni i zhvilluar në Fier, Lushnje dhe Divjakë janë arrestuar 6 persona në këtë qark, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në një lokal në zonën e Lushnjes është zbuluar një bazë ku vepronte grupi i mashtruesve online. Aty janë sekuestruar edhe një shumë parash. Aksioni policor ka nisur mbrëmjen e së shtunës, teksa shumë persona të tjerë rezulton të jenë shoqëruar për llogari…
DURRËS – Një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur brenda në një qeseje, është konstatuar mbrëmjen e sotme nga banorët e lagjes nr.1, në hyrje të ish-hotelit “Pameba” në pronësi të vëllait të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Menjëherë pasi është njoftuar për qesen e dyshimtë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar zonën dhe ka bërë evakuimin e banorëve aty pranë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë edhe forcat xheniere të cilat kanë asgjësuar lëndën plasëse me shpërthim të kontrolluar. Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë…
Pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i xhirimit të emisionit investigativ “Piranjat” u përball me një akt dhune dhe kërcënimi, teksa po kryente detyrën e tij. Gazetari dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave – sipas denoncimeve – nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore. Në vend që të jepte një shpjegim mbi situatën, Idrizi reagoi në mënyrë të kundërligjshme, duke i trajtuar punonjëset pa të drejtë dhe më pas duke përdorur të njëjtën arrogancë edhe ndaj…