Autor: InfoNews

Përmendja e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi në vitin 2009 gjatë seancës të së martës të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme ngjalli debat të fortë mes palëve në gjykim. Në këtë seancë i penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi, iu përgjigj pyetjeve të avokatëve dhe të pandehurve. Duke vënë në dyshim thëniet e të penduarit, i pandehuri Petrit Qoli, pyeti Tasin nëse kishte probleme me sytë, a shikonte edhe afër edhe larg. Pas refuzimit të pyetjes nga gjykata, Qoli kërkoi të dinte dijeninë e të penduarin mbi vrasjen e Xhindit. “A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir…

Read More

Një sherr ka ndodhur në Sanatoriumin e Tiranës. Policia bën me dije se dy persona janë përfshirë në konflikt që ka përfunduar në përdorimin e thikës. Sipas ‘bluve’ të kryeqytetit, një 32-vjeçar ka qëlluar me thikë një punonjës i spitalit. “Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Mikel Osmani me detyrë infermier Autori Dashamir Çajka me detyrë laborant radiolog

Read More

Ministrja virtuale Diella u prezantua me shumë bujë me petekstin se do të ishte më efikase me prokurimet publike. Por tashmë që ka marrë dhe detyrën zyrtarisht, ajo e ka nisur punën jo në mënyrën e duhur. Dhe kjo shihet në faqen e zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, ku një pjesë e databazës me tendera që nga viti 2010, janë fshirë. Në faqen e prokurimeve publike, dokumentet janë bosh për çdo vit. Nuk ka asnjë informacion për sektorin e tenderave, koncesionet dhe prokurimet publike. Ky veprim përveçse pamundëson transparencën, ngre hije dyshimi për arsyen që ka shtyrë përgjegjësit të…

Read More

ATHINË, Greqi – Paraqitja e Pirro Dhimës në emisionin televiziv “Para ose Mbeturina” në Star Tv, ku katër herë kampioni olimpik i Greqisë nxori në ankand pishtarin olimpik që e kishte mbajtur për herë të fundit në stadiumin ‘Kallimarmaro’, para Lojërave Olimpike të Londrës 2012, shkaktoi reagime të forta. Lëvizja e ish-atletit ishte për një qëllim bamirësie, pasi shuma prej 10,200 eurosh e mbledhur nga shitja iu nda Fshatit të Fëmijëve SOS. Megjithatë, kjo iniciativë shkaktoi një reagim të fortë nga Komiteti Olimpik i Greqisë (HOC), i cili në një letër drejtuar stacionit televiziv kujtoi se shfrytëzimi komercial i simboleve olimpike është…

Read More

Mediat turke raportojnë se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan hasi probleme me mikrofonin gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Konkretisht, teksa presidenti turk po fliste për Palestinën dhe masakrën e dhunën që vazhdojnë me intensitet të pandërprerë në Gaza nga Izraeli, audio u ndal. Kjo ndërprerje e audios zemëroi median turke, e cila e  cilësoi atë “sabotim të qëllimshëm”. Por më pas në një deklaratë për media reagoi Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, duke sqaruar se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk u ndërpre gjatë fjalimit të tij mbi Palestinën, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për skemat piramidale online. Dje u arrestua edhe Ereledio Shebeku, 35 vjeç. Sipas policisë, ai dyshohet si organizatori kryesor për zonën e Divjakës në lidhje me organizimin e këtyre skemave, ndërsa në kërkim vijon të jetë partnerja e tij. Ndërkohë burime nga Policia bëjnë me dije se bazat kryesore të skemave piramidale nuk janë vetëm në Divjakë, por po hetohen nga Drejtoria e Krimit Kibernetik edhe grupe më të mëdha të skemave piramidale online, kryesisht në Tiranë, por edhe në Lezhë. Këto grupe kanë mashtruar mijëra qytetarë, madje pre e mashtrimit…

Read More

Një pjesë e konsiderueshme e punonjësve shqiptarë po mendojnë largimin nga vendi i tyre aktual i punës. Sipas raportit më të fundit të Gallup “State of the Global Workplace 2025”, 36% e shqiptarëve janë duke kërkuar në mënyrë aktive mundësi të reja profesionale. Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e 8-të në Europë dhe Azinë Qendrore për këtë tregues, duke lënë pas vende si Norvegjia, Suedia apo Serbia. Edhe pse ky tregues është më i ulët se një vit më parë, kur shifra ishte 42%, ai mbetet një sinjal i qartë i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës shqiptar.…

Read More

Ngritja e kafeneve vijon të mbetet një nga bizneset më të preferuara të shqiptarëve, duke sjellë rritje të numrit të tyre. Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga Administrata Tatimore, numri i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin ekonomik “bar-kafe” shënoi rritje në 2024. Për 2023 numri i bar-kafeve të reja të regjistruara ishte 1,840 subjekte. Në 2024 regjistrimet e reja arritën 2,033 biznese apo 10,4% më shumë se viti paraardhës. Ndërsa për 4-mujorin e parë të vitit 2025, janë regjistruar 744 të tjera, duke e çuar totalin e bizneseve aktive “bar-kafe” në mbarë vendin në 15,348 sipas të dhënave të…

Read More

Vit pas viti Kryeqyteti po e humbet rolin e vet si qendër graviteti për popullsinë e qarqeve të tjera. Rimet e rritjes së popullsisë në Tiranë po bien vit pas viti, teksa emigrimi i trurit është në rritje. Në 1 janar 2025 popullsia e qarkut të Tiranës arriti në 759,981 banorë ose 1,766 më shumë se në 1 janar 2024. Kjo rritje është shumë larg shtesës gati prej rreth 18 mijë banorësh të rinj në vitin 2015. Teksa rritja e popullsisë së Tiranës po shteron, ndërtimet nga ana tjetër kanë pësuar rritje jo të zakontë. Në 2024, sipërfaqja e lejeve…

Read More

Sektori i ndërtimi, Administrata publike, tregtia dhe turizmi kishin rritjen më të lartë të pagave në tremujorin e dytë të vitit 2023 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Paga mesatare mujore bruto në u ngjit në 83,906 lekë 3-mujorin e tetë 2025, nga 75,114 lekë që ishte një vit më parë, duke reflektuar një rritje prej 11.7%. Ndër sektorët me rritjen më të fortë ishte ndërtimi, ku paga mesatare bruto u rrit me 14.7%, duke arritur 68,472 lekë. Një dinamikë e ngjashme u shënua edhe në administratën publike dhe sigurimet shoqërore, ku paga mesatare u rrit…

Read More