Autor: InfoNews

Një 44-vjeçare e identifikuar si Zyhra Korra, është arrestuar nga policia pasi shantazhonte në mënyrë të vazhdueshme në rrjete sociale një 39-vjeçare nga Saranda. Policia raporton se Zyhra Korra i kishte marrë fillimisht 39-vjeçares 5000 euro dhe se po tentonte që t’i merrte dhe 50 mijë euro të tjera. 39-vjeçarja shantazhohej nga Korra për shkak të dokumenteve të parregullta greke. Zyhra Korra e kërcënonte se nëse ajo nuk do t’i jepte shumat e kërkuara, Korra do të tregonte dhe do t’i digjte letrat 39-vjeçares. Fillimisht 39-vjeçarja i ka dhënë 5 mijë euro, por pasi i ka kërkuar përsëri para, ajo…

Read More

Gjykata e Tiranës la në burg 21 vjeçarin Deni Selimllari dhe caktoi masën detyrim paraqitje për vëllain e tij Kejn Selimllari, të cilët u arrestuan dy ditë me parë pasi goditën një punonjës policie. Gjyqtarja e çështjes Olkeda Lice miratoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani, për të lënë në qeli djalin e madh të Valbona Selimllarit dhe që të caktonte masën e lehtë ndaj djalit të vogël. Prokurori i çështjes vlerësoi veprimet e të dyve dhe mori parasysh moshën e të rinjve, për këtë arsye kërkoi masë më të lehtë për 18 vjeçarin. Dy vëllezërit në momentin që u shoqëruan…

Read More

Në një bisedë të zbardhur nga përgjimet e SkyEcc që daton më 10 nëntor të vitit 2020, Ermir Dedja bisedon me Elidon Avdylin në lidhje me përgatitjet që po bënin për mbushjen e karikatorëve me fishekë dhe pastrimin e armëve me qëllim që të ishin të gatshëm për të kryer vrasje. Në dosjen hetimore, Ermir Dedja e paraqet veten si ‘misionar i dërguar për të pastruar terrenin nga njerëzit e këqij’. “Ne na ka prurë Zoti me maru robt e këqij, me pastru terrenin që të rritet brezi i ri me qytetarizëm të mirë pa negativa vërdallë”, thuhet në bisedën…

Read More

Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe “Rrumi i Shijakut”, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plaurent Dervishajn. Në dokumentin prej 236 faqesh, pjesë e dosjejes voluminoze të hetuar nga SPAK, me përgjime të realizuara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, që datojnë rreth katër vite më parë. Evidentohet një bisedë mes Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, dhe Vullnet Muçës, ku ky i fundit pretendon se ka folur me “Monikën”…

Read More

Një ngjarje e rrezikshme është shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku forcat speciale “Shqiponja” kanë tentuar të ndalojnë një automjet për kontroll, por drejtuesi i tij ka refuzuar të ndalojë dhe është larguar me shpejtësi. Gjatë ndjekjes, në zonën e Saukut, automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa mjete të tjera në lëvizje, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të mjetit, drejtuesit i është gjetur një armë zjarri, ndërsa ai është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme. Policia…

Read More

Në vijim të informacionit të dhënë dje, ku në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, u gjetën dy armë zjarri automatike dhe një krehër, brenda një automjeti tip “Peugeot”, të djegur plotësisht, bëjmë me dije se: Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur me datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, ku në murin rrethues të banesës së shtetasit Q. K. (i cili banon jashtë shtetit) janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit. Ngjarja e ndodhur është konstatuar ditën e…

Read More

Saranda u trondit mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë kriminale: një shpërthim i fuqishëm në lagjen nr. 3 la të vdekur Isuf Jacaj, 58 vjeç. Victima u gjet i pajetë brenda një automjeti tip fuoristradë, i dëmtuar rëndë nga eksplozivi i vendosur. Shtesë e rëndësishme: Djali i viktimës, Klaus Jacaj (31 vjeç), ka qenë gjithashtu objekt sulmi me eksploziv më 21 korrik 2025 — atë ditë automjeti i tij u hodh në erë me tritol, ngjarje që mbeti ende e pazbardhur. Rrëfim i ngjarjeve të mëparshme • Më 17 korrik 2025, në lagjen nr. 4 të Sarandës, Ramadan…

Read More

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah një situatë alarmante në trajtimin e pacientëve me tumor në Shqipëri, ku thuajse gjysma e barnave të autorizuara për këtë sëmundje nuk janë importuar asnjëherë, ndërsa disa prej tyre rezultojnë të skaduara por ende figurojnë në sistem. Gjetjet e KLSH tregojnë një realitet të hidhur për pacientët që po vuajnë nga tumori në Shqipëri. Gati gjysma e barnave që luftojnë një nga sëmundjet më të rënda, nuk janë importuar asnjëherë në vendin tonë. Bazuar në të dhënat e vëna në dispozicion nga Sektori i Shpërndarjes mbi importin e…

Read More

Vdekja e 65-vjeçarit Gjergj Tusha në Lezhë mbrëmjen e së premtes (3 tetor 2025), i cili u gjet i pajetë pranë hidrovorit në Tale, ka marrë një tjetër rrjedhë. Pavarësisht se Policia e Lezhës njoftoi fillimisht se viktima ka në trup plagë të dyshuar të shkaktuar nga arma e zjarrit, dyshohet që 65-vjeçari të jetë vrarë nga demi. Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se plaga e gjetur në trupin e viktimës Gjergj Tusha nuk është shkaktuar nga armë zjarri, por nga një goditje e fortë që ka sjellë thyerje të brinjëve dhe dëmtime të brendshme. Sipas burimeve nga hetimet, në momentin…

Read More

Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën dhe i ka kaluar SPAK-ut dosjen e kompanisë Bankers Petroleum, ku hetimet e deritanishme kanë zbuluar shkelje të rënda dhe abuzime që i kanë shkaktuar shtetit shqiptar miliona euro dëme. Nga hetimet janë firmosur 14 masa sigurie, disa prej të cilave arrest me burg, për drejtues e ish-drejtues të kompanisë, përfshirë CEO-n aktual Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo. Bankers Petroleum i detyrohet shtetit 240 milionë euro, ndërsa dosja ka zbuluar edhe një rrjet bashkëpunimi të fshehtë dhe kapje institucionesh që kanë lejuar kompaninë të operojë pa ndëshkim për vite me radhë. ADVERTISEMENT Vendimi…

Read More