Ish-kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është arrestuar nga policia për ndërtim pa leje. • Halili dyshohet se në vitin 2017, kur ka mbajtur detyrën e kreut të IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa shtëpi pushimi, në fshatin Shetaj, Ishëm.
• Sipas raportimeve, shtëpitë e pushimit në fjalë janë pjesë e resortit luksoz “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, në të cilin përfshihen edhe ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi.
• Bëhet me dije se aktualisht Prokuroria dhe Policia e Durrësit po kryejnë hetime të thelluara, duke shqyrtuar dokumentacionin në Kadastër, pasi dyshohet se mund të jenë kryer manipulime ose shkelje ligjore gjatë procesit të regjistrimit dhe ndërtimit të kompleksit. • Ardian Halili u emërua në krye të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Durrësit (sot IMT) më 7 maj 2018 dhe e mbajti këtë detyrë deri në prill 2021.
• Pasi la detyrën, Halili deklaronte se kontrata e punës iu ndërpre nga Bashkia që në fillim të marsit. •Nga ana tjetër, bashkia e Durrësit deklaronte se ishte vetë Halili, që dha dorëheqjen.
