ALARM SIGURIE Tek Toyota Albania e Alto sh.p.k, 15 mijë makina probleme me AIRBAG
Toyota Albania ka njoftuar zyrtarisht të gjithë pronarët e automjeteve të markës Toyota se disa modele mund të jenë pjesë e një fushate globale sigurie (Recall Campaign), e lidhur me funksionimin e airbag-ëve, një nga elementët më kritikë të sigurisë në automjet.
Sipas njoftimit zyrtar, fushata e sigurisë nuk prek vetëm automjetet e shitura nga Toyota Albania, por edhe mjetet e importuara nga tregje të tjera, duke zgjeruar ndjeshëm numrin e automjeteve potencialisht të rrezikuara që qarkullojnë në Shqipëri.
Toyota Albania bën thirrje që çdo pronar të verifikojë menjëherë statusin e automjetit të tij, përmes linkut zyrtar të publikuar nga kompania. Në rast se automjeti rezulton pjesë e fushatës, kontrolli dhe zëvendësimi i inflatorit të airbag-ut kryhen pa kosto, në shërbimin e autorizuar të Toyota Albania.
Kompania thekson se kjo procedurë është thelbësore për sigurinë e drejtuesit dhe pasagjerëve, ndërsa u bën apel qytetarëve të mos e neglizhojnë njoftimin dhe të kontaktojnë sa më parë shërbimin teknik për kryerjen e verifikimit dhe ndërhyrjes së nevojshme.
Pronaret e automjeteve Toyota ftohen të veprojnë menjëherë, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm që lidhet me funksionimin e airbag-ëve.
Në një përgjigje për Radar.al Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR) sqaroi se nga kompania shqiptare
është kërkuar vënia në dispozicion e listes me te gjitha automjetet e markes Toyota dhe Lexus te regjistruara ne Shqiperi, konkretisht, numrat e shasise (VIN), lidhur me nje thirrje nderkombetare per kontrollin dhe zevendesimin falas te airbag-ve te markes TAKATA, te cilet paraqesnin rrezik per sigurine e drejtuesve dhe pasagjereve.
DPSHTRR mori dijeni nga dergimi i listës te numrave te shasive te automjeteve Toyota dhe Lexus
te prekura nga recall campaign e konstruktorit TOYOTA. DPSHTRR sqaron se kjo listë është verifikuar nga kompania
Alto sh.p.k nga ku rezultuan rreth 14227 mjete objekt verifikimi per kete problematike.
DPSHTRR thekson se ka bashkëpunuar me subjektin Alto sh.p.k për të informuar pronarët dhe për të krijuar lehtësira për kryerjen e verifikimit dhe zëvendësimit falas të sistemit të airbag-ut. Për automjetet e prekura nuk është parashikuar pezullim i qarkullimit, ndërsa inspektorët në qendrat e kontrollit teknik janë udhëzuar të informojnë pronarët për nevojën e verifikimit të automjeteve të tyre.

