Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vrasje me kallash në Kir të Dukagjinit, dy persona humbin jetën

    23.08.2026

    5 kg kokainë e heroinë, kapen nga policia Mirand Herri dhe Luftim Hoxha

    23.08.2026

    Arrestohet Vis Kosova, kapet me armë në Palasë

    23.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in

    Nga InfoNews05.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tensionet në fshatin Kurdari të njësisë administrative Suç në Klos u rikthyen mëngjesin e së shtunës. Dhjetëra banorë nga disa fshatra të zonës u mblodhën në lokalin e vetëm të fshatit dhe më pas u drejtuan drejt lumit të Lusës, ku bllokuan makineritë e shoqërisë “Global Interprise Group”. Shoqëria po përpiqet prej disa ditësh të rifillojë punimet për ndërtimin e HEC-it Doma, një projekt që ka hasur në kundërshtimin e vazhdueshëm të banorëve që prej momentit të shpalljes. Prej disa ditësh, shoqëria kishte nisur gërmimin e kanalit për vendosjen e një tubacioni rreth 4.4 kilometra të gjatë, i cili synon të devijojë rrjedhën natyrore të lumit.

    Reagimi i banorëve vjen vetëm një ditë pas një incidenti të ndodhur të premten, gjatë të cilit disa prej tyre u konfliktuan fizikisht me punëtorët e kompanisë. Nga përplasja mbeti i lënduar vëllai i administratorit të kompanisë, i cili është gjithashtu aksioner në këtë investim dhe po punonte në terren si eskavatorist. Banorët pretenduan se vëllai i administratorit i kishte provokuar pasi ata i kanë kërkuar të largohet nga zona. Sipas tyre ai i ka ofenduar dhe ka tentuar t’i shtypë me mjetin e punës. Kjo ka sjellë përshkallëzim të situatës dhe përplasjen fizike.

    Pas incidentit, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër njoftoi se kishte referuar në prokurori materialet për nisjen e një procedimi penal në ngarkim të katër banorëve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprat penale ‘Plagosja e lehtë me dashje’, ‘Vetëgjyqësia’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’ në ngarkim të shtetasve: H.B., 30 vjeç, S.Ç., 24 vjeç, L.B., 24 vjeç dhe L.K., 25 vjeç, të gjithë banues në Klos,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

    Sipas DVP Dibër, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë dëmtuar një automjet të kompanisë si dhe kanë goditur me grushta një 39-vjeçar, investitor i projektit. Të proceduarit u lanë të lirë në orët e vona të mbrëmjes dhe u pritën jashtë Komisariatit të Policisë Mat me brohorima nga dhjetëra bashkëfshatarë.
    Për këtë incident, BIRN i është drejtuar me një kërkesë për koment edhe administratorit të kompanisë “Global Interprise Group”, Ashim Doma, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pasur përgjigje. Në një qëndrim të mëparshëm për BIRN, Doma kishte deklaruar se punimet për ndërtimin e HEC-it do të vazhdojnë, duke theksuar se gjurma e projektit ndodhet rreth 300 metra poshtë fshatit dhe, sipas tij, nuk prek askënd drejtpërdrejt. Ai kishte paralajmëruar gjithashtu se në rast pengesash, do të kërkonte ndërhyrjen e institucioneve ligjzbatuese.

    HEC-i Doma është pjesë e një projekti më të gjerë për ndërtimin e tre hidrocentraleve në lumin e Lusës, që prej vitesh kundërshtohet nga banorët dhe aktivistët për mbrojtjen e burimeve natyrore. Banorët pretendojnë se ndërtimi po kryhet pa zhvilluar dëgjesa publike dhe pa pëlqimin e komunitetit, siç kërkohet me ligj. Ata shprehen të vendosur për të mos lejuar realizimin e projektit dhe i bëjnë thirrje SPAK-ut dhe institucioneve shtetërore të hetojnë procedurat e miratimit të tij.

    Reklamë
    Burrel Diber HEC Klos Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vrasje me kallash në Kir të Dukagjinit, dy persona humbin jetën

    23.08.2026
    Aktualitet

    5 kg kokainë e heroinë, kapen nga policia Mirand Herri dhe Luftim Hoxha

    23.08.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Vis Kosova, kapet me armë në Palasë

    23.08.2026
    Aktualitet

    Vrau të dashurën dhe më pas veten, reagon gruaja e Altin Allmuçës: Kemi dy fëmijë, nuk e dija

    23.08.2026
    Aktualitet

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026
    Aktualitet

    Greqi/ Shqiptari vret të dashurën dhe më pas veten

    23.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vrasje me kallash në Kir të Dukagjinit, dy persona humbin jetën

    23.08.2026

    5 kg kokainë e heroinë, kapen nga policia Mirand Herri dhe Luftim Hoxha

    23.08.2026

    Arrestohet Vis Kosova, kapet me armë në Palasë

    23.08.2026

    Vrau të dashurën dhe më pas veten, reagon gruaja e Altin Allmuçës: Kemi dy fëmijë, nuk e dija

    23.08.2026

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026
    Më të lexuarat

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat

    Nga InfoNews22.08.20260

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat (Foto Ilustruese) Vetëm 6…

    1 në zemër, 1 në gjoks dhe 7 thika në shpinë! Portugezi u masakrua te Principote, goditjet finale iu dhanë jashtë

    22.08.2026

    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic

    18.08.2026

    Peshkaqeni i kredive IUTE Credit ankohet për lajmet: Publikimi i skandaleve na dëmton

    22.08.2026

    Plagoset Vladimir Bruçi në Shkodër

    20.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.