Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si i shpërndau Vangjel Tavo 130 mln euro tendera

    30.08.2026

    Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona

    30.08.2026

    “Dua lekët e mija…”/ Si nisi sherri te Flar Boutique Hotel! Burime: Kamarieri qëlloi me gotë…

    29.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    “Dua lekët e mija…”/ Si nisi sherri te Flar Boutique Hotel! Burime: Kamarieri qëlloi me gotë…

    "Dua lekët e mija..."/ Si nisi sherri te Flar Boutique Hotel! Burime: Kamarieri qëlloi me gotë...
    Nga InfoNews29.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    "Dua lekët e mija..."/ Si nisi sherri te Flar Boutique Hotel! Burime: Kamarieri qëlloi me gotë...
    "Dua lekët e mija..."/ Si nisi sherri te Flar Boutique Hotel! Burime: Kamarieri qëlloi me gotë...
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    “Dua lekët e mija…”/ Si nisi sherri te Flar Boutique Hotel! Burime: Kamarieri qëlloi me gotë…

    Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Malit të Robit, në Golem, ku një 18-vjeçar, i identifikuar si Genti Nela, u dhunua pas një konflikti të nisur në ambientet e hotelit “Flar Boutique Hotel”.

    Sipas burimeve pranë hotelit, konflikti mes 18-vjeçarit dhe personave të pranishëm në ambientet e hotelit ka nisur pas një komunikimi lidhur me shkurtimet e stafit. Burimet bëjnë me dije se Gentit Nelës, i cili punonte si kamarier, i është komunikuar se do të ishte pjesë e punonjësve që do të largoheshin nga puna.

    Në këtë moment, 18-vjeçari ka kërkuar që t’i jepej pagesa për ditët e punës që kishte kryer. Sipas të njëjtave burime, pronarët e hotelit i kanë komunikuar se pagesa do të bëhej në një moment të mëvonshëm, duke mos pranuar t’i jepnin menjëherë paratë.

    Situata mësohet se është tensionuar më tej. Burime pranë “Flar Boutique Hotel” pretendojnë se Genti Nela ka marrë një gotë qelqi dhe e ka goditur në drejtim të personave që ndodheshin aty. Pas këtij veprimi, sipas burimeve, 18-vjeçari është dhunuar nga personat e përfshirë në konflikt.

    Në përplasjen e mëtejshme mësohet se ka ndërhyrë edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela, i cili tashmë është arrestuar nga policia. Ndërhyrja e tij nuk ka mundur të shuajë konfliktin, ndërsa situata dyshohet se është përshkallëzuar edhe më tej.

    Si u rrah kamarieri te Flar Boutique Hotel në Golem! Pronarët nuk i dhanë rrogën

    Sipas burimeve pranë hotelit, pas konfliktit, Melison Nela është nisur drejt hotelit i armatosur me një kallashnikov, me qëllim për t’u përballur me personat që kishin dhunuar nipin e tij. Policia ka ndërhyrë përpara se ai të mbërrinte në hotel, duke e ndaluar automjetin në afërsi të zonës.

    Gjatë kontrollit në automjet, policia ka gjetur në një çantë shpine një kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë.

    Për dhunimin e 18-vjeçarit janë arrestuar Florian Habilaj, 28 vjeç, djali i pronarit të hotelit, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç. Ndërkohë, Arbër Habilaj, 36 vjeç, djali tjetër i pronarit, është shpallur në kërkim, ndërsa dhëndri 36-vjeçar i pronarit po hetohet në gjendje të lirë.

    Një tjetër element që po hetohet nga policia lidhet me kamerat e sigurisë. Gjatë kontrolleve, efektivët kanë konstatuar se ambienti ku kishte ndodhur konflikti ishte pastruar, ndërsa pajisja ku ruheshin pamjet e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

    Biznes elitar në Golem! Pronari nuk i jep pagesën dhe rreh kamarierin, xhaxhai shkon për t’i vrarë

    Burime pranë “Flar Boutique Hotel” bëjnë gjithashtu me dije se Genti Nela është djali i një oficeri policie. Ky detaj, si edhe rrethanat e plota të konfliktit, pritet të jenë pjesë e hetimit të autoriteteve.

    Ngjarja po hetohet nga policia dhe organet e drejtësisë, ndërsa versionet e palëve dhe përgjegjësitë konkrete të secilit prej personave të përfshirë pritet të përcaktohen në vijim të hetimeve.

    Reklamë
    "Dua lekët e mija..."/ Si nisi sherri te Flar Boutique Hotel! Burime: Kamarieri qëlloi me gotë...
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si i shpërndau Vangjel Tavo 130 mln euro tendera

    30.08.2026
    Kryesore

    Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona

    30.08.2026
    Aktualitet

    Si u rrah kamarieri te Flar Boutique Hotel në Golem! Pronarët nuk i dhanë rrogën

    29.08.2026
    Aktualitet

    Biznes elitar në Golem! Pronari nuk i jep pagesën dhe rreh kamarierin, xhaxhai shkon për t’i vrarë

    29.08.2026
    Aktualitet

    Shpatarakut i hiqet leja e armës, i merret arsenali që mbante në banesë

    29.08.2026
    Aktualitet

    Problemi teknik te Albcontrol, reagon TIA: Jemi në gatishmëri, situata drejt normalizimit

    28.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si i shpërndau Vangjel Tavo 130 mln euro tendera

    30.08.2026

    Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona

    30.08.2026

    “Dua lekët e mija…”/ Si nisi sherri te Flar Boutique Hotel! Burime: Kamarieri qëlloi me gotë…

    29.08.2026

    Si u rrah kamarieri te Flar Boutique Hotel në Golem! Pronarët nuk i dhanë rrogën

    29.08.2026

    Biznes elitar në Golem! Pronari nuk i jep pagesën dhe rreh kamarierin, xhaxhai shkon për t’i vrarë

    29.08.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone “njeh” Borshin si Greqi, skandali me valët, qytetarët: Gjithë ditën pa askes…

    Nga InfoNews24.08.20260

    Vodafone njeh Borshin si Greqi, skandali me valët, qytetarët: Gjithë ditën pa askes… TIRANË –…

    I vihen prangat në Durrës Ergys Agasit

    26.08.2026

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026

    Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

    24.08.2026

    EKSKLUZIVE/ 2 orë ndjekje nga Elbasani në Durrës! Jo vetëm Agasin, policia gati arrestimin e një tjetër të forti, por nuk u shfaq

    26.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.