Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    Nga InfoNews27.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    SHBA-Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor. Numri më i madh i sanksioneve lidhet me Serbinë (49), pasuar nga Kosova (29), Bosnje e Hercegovina (26), Maqedonia e Veriut (12), Shqipëria (8) dhe Mali i Zi (7).

    Vendimet për sanksione i merr Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja, shkurt OFAC, e cila vepron në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit. Bëhet fjalë për një listë individësh dhe biznesesh që SHBA-ja i sanksionon – në rastin e Ballkanit Perëndimor, kryesisht për shkak të dyshimeve për lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin ose destabilizimin rajonal.

    Kur bëhet fjalë për gjashtë shtetet e Ballkanit, në listë janë 71 subjekte dhe 60 individë, ndërsa subjektet e sanksionuara juridike janë kryesisht të lidhura me individë të sanksionuar. Sanksionet e targetuara mund të përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe kufizime financiare, deri te kufizimet tregtare dhe ngrirja e pasurisë.

    Në Shqipëri, në listën e OFAC-it ndodhen pesë entitete:

    1. AL-HARAMAIN, degë në Shqipëri.

    Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.
    Lokacioni: Përveç Shqipërisë, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor organizata Al-Haramain është e pranishme edhe në Bosnje e Hercegovinë.
    Programi: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.
    Veprimtaria: Punë humanitare.
    Data e sanksionimit: 2 qershor 2004.

    2. GLOBAL RELIEF FOUNDATION, INC.

    Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.
    Lokacioni: Përveç Shqipërisë, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Global Relief Foundation ka qenë e pranishme edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.
    Programi: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.
    *Ajo gjendet gjithashtu në listat e konsoliduara të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Bashkimit Evropian.
    Veprimtaria: Organizatë humanitare
    Data e sanksionimit: 18 tetor 2002. Ndërsa pasuritë dhe llogaritë e saj u bllokuan në dhjetor të vitit 2001.

    3. HURIYA PRIVATE FZE LLE

    Lokacioni: Si një rrjet multinacional që shërbente për shmangien e sanksioneve, HURIYA PRIVATE FZE LLE nuk ka një adresë fikse në Shqipëri, por në bazën e të dhënave të OFAC-it Shqipëria është e shënuar si pika e saj operative.

    Adresat e kompanisë janë të shënuara në Emiratet e Bashkuara Arabe si selia kryesore, si dhe në Qipro, Zvicër dhe Katar.
    Programi: RUSSIA-E014024

    Veprimtaria: Ofrimi i shërbimeve për sektorin korporativ.

    Kompania është sanksionuar, së bashku me drejtorin e saj ekzekutiv John Desmond Hanafin, shtetas irlandez, për shkak të ndihmës që u ka ofruar shtetasve rusë për shmangien e sanksioneve, sipas hetimeve të OFAC-it.

    Kompania është akuzuar për pastrim parash dhe transferim të pasurisë ruse jashtë vendit (kryesisht në Emiratet e Bashkuara Arabe) pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.
    Data e sanksionimit: 19 maj 2023.

    4. GRUPI I ORGANIZUAR KRIMINAL HYSA

    Lokacioni: Grupi kriminal është i vendosur në Shqipëri dhe në Meksikë.
    Program: TCO (Transnational Criminal Organisation) / Organizatë kriminale transnacionale.
    Veprimtaria: Organizatë kriminale

    Anëtarët e familjes Hysa (Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabion) kanë përdorur investime në biznese në Meksikë dhe Evropë për të legalizuar qindra miliona dollarë të fituara nga shitja e narkotikëve, sipas një hetimi të përbashkët ndërkombëtar të agjencive amerikane dhe meksikane.

    Përveç kazinove, grupi ka pastruar para përmes një zinxhiri restorantesh luksoze dhe kompanish të regjistruara në Meksikë, Kanada dhe Poloni.

    Ai është i lidhur me kartelin meksikan Sinaloa, një sindikatë e organizuar kriminale e transnacionale që është në listën e sanksioneve të OFAC-it.
    Data e sanksionimit: 13 nëntor 2025.

    5. REVIVAL OF ISLAMIC HERITAGE SOCIETY, degë në Shqipëri

    Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.
    Lokacioni: Tiranë
    *Organizata kishte degë të regjistruara në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.
    Program: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.

    Veprimtaria: Punë humanitare.

    Në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare të sigurisë, kryen një bastisje në zyrat e RIHS-it në Tiranë, për shkak të dyshimeve për lidhje me rrjete ekstremiste. Zyra u mbyll përgjithmonë.

    Data e sanksionimit: 13 qershor 2008./REL

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026
    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.