Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Çfarë fshihej pas medias? Grupi i kokainës ngriti televizion, radio e portal: Politika do na lutet! LISTA e gazetarëve

    25.06.2026

    Skandal brenda Policisë! Ish-drejtori i Shkodrës Gentian Berberi, kërcënon dhe shan…pezullohet nga detyra

    25.06.2026

    Vagjel Tavo 20.8 milionë lekë shkallë në Gjirin e Filikurit

    25.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Bisedat e kokainës/ Shpëtim Aliu: Këtu na shohin si dollarë…Dritan Gjika: Mos u anko Qeros

    Nga InfoNews25.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Bisedat e kokainës/ Shpëtim Aliu: Këtu na shohin si dollarë...Dritan Gjika: Mos u anko Qeros
    Bisedat e kokainës/ Shpëtim Aliu: Këtu na shohin si dollarë...Dritan Gjika: Mos u anko Qeros
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Bisedat e kokainës/ Shpëtim Aliu: Këtu na shohin si dollarë…Dritan Gjika: Mos u anko Qeros

    Dritan Gjika, shqiptari që trazoi edhe qeverinë e Ekuadorit e që kërkohet nga drejtësitë e disa shteteve, bashkëpunonte ngushtë me Salvatore Shpëtim Aliun për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt porteve të Europës. Sipas SPAK, të dy janë të rëndësishëm në hierarkinë e organizatës kriminale, ku Gjika siguronte kokainën, ndërsa Aliu garantonte nxjerrjen e sigurt nga porti i Ekuadorit.

    Në dosjen e SPAK që goditi organizatën kriminale dhe firmosi 10 urdhër-arreste, thuhet se Gjika e Aliu kishin arritur të korruptonin zyrtarë në Ekuador. Madje, në një moment Aliu ankohet se i shohin si dollarë, pra vetëm për t’u marrë para, ndërsa Gjika i përgjigjet: “Mos u anko Qeros”.

    Hetimet e SPAK

    Më datë 16 gusht 2020 sekuestrohet në Portin e Roterdamit në Holandë sasia prej 1100 kg kokainë, ngarkesë e cila ishte ngarkuar nga Salvatore Shpëtim Aliu.

    Në këtë episod trafiku rezulton i përfshirë edhe Dritan Gjika.

    Në Sky janë zbuluar biseda mes Salvatore Aliut dhe një personi të paidentifikuar.

    Aty janë regjistruar vetëm komunikimet e Aliut.

    “Ke me pagu ato që janë në ujë. Ke dy aty dhe ato që humbën dje. Na ra një punë mbrëma. Dhe shihe mos flit me njerëz. Nuk të thashë që je llapazan, por shife çar noth”, shkruan Salvatore alias Shpëtim Aliu.

    Më pas Aliu komunikon me Gjikën dhe i shpjegon mënyrën sesi është sekuestruar ngarkesa dhe pse kontejneri ishte në sistem me ngjyrë jeshile (jo i detyrueshëm për kontroll).

    “Në 40 kutija kuqe, vetëm 2 tonë janë fyco. Shumë e çuditshme”, shkruan Aliu.

    “Është e habitshme që u bë kutija jeshile dhe erdhi e mori shteti direkte”, shton më tej ai.

    Në vijim, Dritan Gjika i dërgon një personi të paidentifikuar lajmin e sekuestrimit të ngarkesës prej 1.1 tonë kokainë. Ai i thotë se ngarkesa ka rënë dhe është i mërzitur për këtë. Ai i thotë bashkëbiseduesit se “ka qenë punë e tij” në bashkëpunim me “rracën e tyre”, duke nënkuptuar shtetas të tjerë shqiptarë.

    “Sar hë mo”, e pyet bashkëbiseduesi.

    “I mërzit pak”, i përgjigjet Gjika.

    “Punë e jotja?”, e pyet ai Gjikën.

    “Puro”, i përgjigjet ai.

    “Hajr ishalla se keq boll. Ishalla marr e mirë e na pas marrë të keqen. Ishalla na shkon mbar ajo me malsorin”, shkruan Gjika.

    Në bashkëbisedim flitet se “malsori” ka shumë dhe e marrin veten të tërë nëse kalon kokaina.

    Në këtë episod sipas SPAK janë të përfshirë Salvatore alias Shpëtim Aliu, dy nipat e tij dhe Dritan Gjika. Në dosje flitet për kontakte të rregullta mes Aliut dhe Gjikës dhe takime mes tyre ku flitet për pazaret e kokainës.

    “Takimet mes tyre në Ekuador realizohen me qëllim organizimin e ngarkesave me kokainë. Dritan Gjika është personi që siguron sasitë e kokainës të hetuarit Salvatore alias Shpëtim Aliu, ndërsa ky i fundit bën nisjen e drogës nga porti i Guayaquil. Kokaina sigurohet në Kolumbi nga lidhje të Dritan Gjikës, për të cilat ka dijeni edhe vetë Salvatore alias Shpëtim Aliu, duke i vendosur këto dy shtetas në të njëjtin nivel hierarkik në këtë grup kriminal”, thuhet në dosjen e SPAK.

    “I bën dot me çanta, si i bën herën tjetër, po me nga 72 copë, po me i bë dhe kundër qenit”, shkruan Aliu.

    “Po vlla si nuk i bëjmë”, përgjigjet Gjika.

    Më datë 3 nëntor 2020 Gjika i ka dorëzuar Aliut dhe njerëzve të tij sasinë 1105 kg kokainë. Salvatore Aliu ka bërë të mundur nxjerrjen e sigurt nga Ekuadori drejt Europës.

    Gjika, teksa flet, i uron Aliut: “Të prihet ty mbarë dhe mu automatikisht”.

    Pas sekuestrimit të kësaj sasie të dy flasin që për ngarkesat në vijim të marrin masa edhe kundër zbulimit nga qentë antidrogë.

    Gjika dhe Aliu komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme për ngarkesat e kokainës dhe po ashtu koordinojnë dërgesat e parave nga Europa drejt Ekuadorit dhe Kolumbisë me qëllim financimin e trafikut.

    Si përgjegjës për këtë aktivitet në Europë nga ana e Salvatore Aliut është nipi i tij, Oklid Ej Ouejdi alias Oklid Aliu alias Oklid Dalipi. Ky i fundit është në kërkim edhe për vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla.

    Në dosje thuhet se Aliu dhe Gjika dyshohet se kanë paguar shuma parash për të korruptuar zyrtarë lokalë në Ekuador e për këtë arsye kanë shumë shpenzime.

    “Këta k… këtu na shohin të gjithë si dollar”, shkruan Aliu.

    “Mos u anko o qeros”, i përgjigjet Gjika.

    Bisedat e kokainës/ Shpëtim Aliu: Këtu na shohin si dollarë...Dritan Gjika: Mos u anko Qeros
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Çfarë fshihej pas medias? Grupi i kokainës ngriti televizion, radio e portal: Politika do na lutet! LISTA e gazetarëve

    25.06.2026
    Aktualitet

    Skandal brenda Policisë! Ish-drejtori i Shkodrës Gentian Berberi, kërcënon dhe shan…pezullohet nga detyra

    25.06.2026
    Aktualitet

    Vagjel Tavo 20.8 milionë lekë shkallë në Gjirin e Filikurit

    25.06.2026
    Aktualitet

    Lamallari u jep një dorë protestuesve, i pastron nga agjentët iranianë: Igballe Berisha shpallet “NonGrata”

    25.06.2026
    Aktualitet

    Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

    25.06.2026
    Aktualitet

    Dy herë brenda pak javësh…Hita mbledh Akademinë pas helmimit të 120 studetëve, por çfarë do zgjidhet?

    25.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Çfarë fshihej pas medias? Grupi i kokainës ngriti televizion, radio e portal: Politika do na lutet! LISTA e gazetarëve

    25.06.2026

    Skandal brenda Policisë! Ish-drejtori i Shkodrës Gentian Berberi, kërcënon dhe shan…pezullohet nga detyra

    25.06.2026

    Vagjel Tavo 20.8 milionë lekë shkallë në Gjirin e Filikurit

    25.06.2026

    Lamallari u jep një dorë protestuesve, i pastron nga agjentët iranianë: Igballe Berisha shpallet “NonGrata”

    25.06.2026

    Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

    25.06.2026
    Më të lexuarat

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    Nga InfoNews23.06.20260

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë… Krujë/Operacion…

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Dikush të zgjojë Edi Ramën… Helmimi i kursantëve në Akademinë e Sigurisë: Kush do të mbajë përgjegjësi?

    25.06.2026

    Kruja plotë me drogë, zbulohen 100 parcela

    24.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.