Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Pastruan 100 milion euro, goditet në Spanjë grupi shqiptar i trafikantëve, bashkëpunuan me kinezët

    Nga InfoNews19.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pastruan 100 milion euro, goditet në Spanjë grupi shqiptarë i trafikantëve, bashkëpunan me kinezët

    Shkatërrohet në Spanjë një rrjet i madh pastrimi parash që punonte për mafian italiane dhe grupet kriminale shqiptare

    Autoritetet spanjolle kanë goditur një rrjet të madh kriminal të përfshirë në pastrim parash për organizata mafioze në Itali dhe grupe të trafikimit të drogës nga Shqipëria. Operacioni u zhvillua nga Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore i Agjencisë Tatimore të Spanjës, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

    Sipas hetimeve, rrjeti ka lëvizur dhe pastruar nga 80 deri në 100 milionë euro në vit në vende të ndryshme të Evropës për të paktën tre vite radhazi.

    Në Spanjë u arrestua drejtuesi i të ashtuquajturës “qelizë iberike” të organizatës, një shtetas italian që vepronte nga Marbella. Ai kishte rolin e mbledhjes së shumave të mëdha të parave të gatshme përmes një rrjeti dyqanesh veshjesh në Madrid, Malaga dhe Sevilje, para që më pas futeshin në një sistem të paligjshëm financiar për pastrim.

    Hetimi zbuloi se organizata drejtohej nga një shtetas kinez me bazë në Prato të Italisë, i cili kishte ngritur një “bankë klandestine” që nga viti 2021. Sistemi përdorte metodën e njohur si “hawala” ose “Fei-Ch’ien”, një mënyrë informale transferimi parash që funksionon përmes rrjeteve të besimit dhe ndërmjetësve, pa kaluar në sistemin bankar tradicional.

    Sipas autoriteteve, klientët kryesorë të kësaj banke të paligjshme ishin grupe të rrezikshme shqiptare të trafikut të drogës që vepronin në Italinë veriore dhe qendrore, si dhe organizata mafioze italiane.

    Gjatë operacionit në Spanjë u kryen 10 kontrolle në kompani dhe banesa, ku u sekuestruan dokumente, të dhëna kontabël të fshehura, para të gatshme dhe pajisje elektronike.

    Ndërkohë, në Itali u arrestuan 40 persona të dyshuar për trafik droge, emigracion të paligjshëm dhe pastrim parash. Autoritetet italiane sekuestruan gjithashtu pasuri me vlerë mbi 60 milionë euro.

    Operacioni, i koduar “Easy Money” (Para të Lehta), u koordinua nga Eurojust, Europol, Prokuroria Antimafia e Firences dhe autoritetet spanjolle e italiane, duke goditur një nga rrjetet më të mëdha të pastrimit të parave të zbuluara në vitet e fundit në Evropë.

    bashkëpunan me kinezët goditet në Spanjë grupi shqiptarë i trafikantëve Pastruan 100 milion euro
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026
    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.