Sipas SPAK në krye të grupit të goditur sot për trafikun e 50 tonë kokaine qëndron Salvador Shpëtim Aliu. Dyshohet se ai ndodhet në Dubai dhe masa arrest me burg ndaj tij është caktuar më 19 qershor, njëjtë si për 9 shqiptarët e tjerë që janë pjesë e rrjetit të trafikut te drogës dhe pastrimit të parave. Mes masave të sigurisë është edhe Isa Aliu, një njeri i afërt i kreut të grupit kriminal, Salvador Shpetim Aliu, në emër të të cilit kishin përfunduar të paktën katër kompani, dhe prona te tjera.
Hotele e vila luksoze në vijën bregdetare shqiptare, por jo vetëm, janë mes pasurive të sekuestrua grupit kriminal të goditur nga SPAK. Bëhet fjalë për 491 pasuri me vlerë 150 mln euro. Bien në sy se vetëm në kompleksin turistik në Hamallaj, Lalzi Marina Seaside janë sekuestruar 121 vila, apartamente, dublekse, parkime, e mjete etj. Po ashtu hoteli i njohur me 5 yje e 200 dhoma, në Jalë Zig Zag, i ndërtuar në faqen e kodrës, një tjetër në Tiranë “Hotel Elisa”, pjesë e brandit të famshëm ndërkombëtar “Melia”. Vila janë sekuestruar edhe në rezidenca në Tiranë, te Diamond Hill, te Astoria në Mjull Bathore
Katër shoqëri rezultojnë në zotërim të një personi, Isa Aliu, “Aliu Road Hous”e me seli në disa qytete, “Green Invest” në Tiranë e Fier (50% të kuotave), “Seavieu Development” me seli në Hamallaj dhe A.R.H Security në Tiranë e Elbasan. EMRAT E GRUPIT KRIMINAL
1. Nikoll Bibaj
2. Isa Aliu
3. Sokol Bibaj
4. Florjan Musaj
5. Armando Pacani
6. Denis Matoshi allias Eldi Dizdari
7. Naldi Yzeiraj
8. Oklid Aliu
9. Dritan Gjika
10. Shpëtim Aliu
