Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Pas Marinës së Durrësit, fundoset edhe qeveria? Ja përpjekjet për të shpëtuar projektin

    Nga InfoNews16.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pas Marinës së Durrësit, fundoset edhe qeveria? Ja përpjekjet për të shpëtuar projektin

     

    Fundosja e Marinës së Durrësit merr një spirale të re, pavarësisht ndodhive më të fundit në vendin tonë, ku skandalet kapin njëra tjetrën. Projekti që nisi si një risi në Shqipëri, po kthehet dalëngadalë në një dështim, pasi dy nga shumë godinat që do të ndërtohen në atë territor kanë filluar të fundosen.

    Megjithëse shteti bëri sikur s’kishte asnjë informacion, dokumentet që ka siguruar Vox News hedhin dritë mbi informacionin e plotë jo vetëm të IKMT-së që faktoi zhytjen, por edhe të Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili ka dhënë lejet përkatëse, mbi projektet e paraqitur nga Durrës Marina e Alabarit.

    Ky i fundit ka vetëm emrin pasi punimet në Durrës po bëhen nga firma shqiptare, si nënkontraktore, të cilat po bëjnë blloqe pallatesh apo restorantesh.

    Fundosja e Marinës së Durrësit/ Dokumenti që fundos

    Dokumenti që ka hulumtuar Vox News është miratuar vitin e kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit, në mbledhjen e datës 25 shtator 2025 dhe i zbardhur në fund të muajit dhjetor të atij viti.

    “KKTU me propozim të subjektit zhvillues shoqërisë ‘Durrës Marina’ sh.a, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, vendosi miratimin e ndryshimit të projektit gjatë ndërtimit për objektin ‘godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, me 1 kat parkim nëntokë, dhe ‘godinë banimi dhe shërbimi me parkim 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë, me 1 kat parkim nëntokë”, thuhet në dokument.

    Pra e shkruar mjaft qartë se projekti në fjalë ka ndryshuar, në kuotë, lartësi apo në thellësi? Vendimi nuk përcakton se çfarë është ndryshuar, por vetëm sa ka lejuar firmën ndërtuese që të ndryshojë projektin, ndoshta për të “fshehur” fundosjen e dy strukturave, të cilat me shumë gjasa s’do të jenë fundit.

    Duket se i gjithë ai truall është një gropë e madhe, e pa trajtuar dhe shpeshherë me lëvizje dhe mungesa e një studimi të mirëfilltë, aq më tepër në Durrës, që arkeologët kanë deklaruar se ekziston një qytet i zhytur.

    Por kush janë shkaktarët e kësaj fundosje?! Vox News ka denoncuar në vijimësi për këtë skandal, ku krahas Alabbarit janë një mori firmash shqiptare. Një njoftim i beftë i IKMT-së veçse sa konfirmoi zhytjen, ku një godinë ishte fundosur me 28 centimetra dhe tjetra 18 centimetra.

    Por, zhytja mund të vijojë, duke qenë se projekti po vijon dhe mijëra kamionë dhe inerte janë zhvendosur në territorin që dikur ka qenë Porti i Durrësit, më i madhi në Shqipëri, por që tashmë është katandisur me një cep, në pritje të zhvendosjes në Porto Romano.

    Vox News ka analizuar dhjetëra dokumente, leje ndërtimi, marrëveshje mes palëve, dokumente në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të cilat hedhin dritë mbi shkaktarët e vërtetë të kësaj zhytje, ku në krye qëndron investitori, që është firma nga Emiratet dhe vetë shteti shqiptar dhe më pas firma projektuese dhe ndërtuese.

    Ndërkohë, kjo shoqëri aksionere, ka kontraktuar një firmë projektimi, ndërsa firma që ka kryer ndërtimin e godinave është “Elmazaj”.

    Fundosja e Marinës së Durrësit/ Dokumenti që fundos

    Vox News ka hulumtuar dokumente të tjera, nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, për projektin që është fundosur, ku rezulton se leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2023, përkatësisht në muajin gusht. Në fakt, në këtë leje janë ndërtimi i 2 godinave, në formë U-je, të larta 8 njëra dhe 10 tjetra, ndërsa në dokument janë edhe parametrat dhe gjithçka tjetër.

    Vox News ka mësuar se, firma zhvilluese ka lidhur disa kontrata me firma vendase për kryerjen e punimeve për ndërtimin e godinave. Mësohet se, dy firma po punojnë më së shumti në atë zonë, “Elmazaj” dhe “Salillari”.

    Kompania e parë, “Elmazaj Konstruksion” ka kryer punimet në dy godinat e Marinës që janë fundosur, teksa dy pronarët e saj, Shkëlqim dhe Mirel Elmazaj, duhet të japin llogari, qoftë te punëdhënësi, apo në organet ligj zbatuese se si qëndron e vërteta.

    Ndërkohë që godinat janë projektuar nga firma X Plan Studio, një kompani e themeluar në vitin 2010. Kjo kompani merret me projektimin dhe zbatimin e punimeve të ndërtimit, rikonstruksionin, mbikëqyrjen apo kolaudimin e punimeve.

    Voxnews.al

    fundoset edhe qeveria? Ja përpjekjet për të shpëtuar projektin Pas Marinës së Durrësit
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026
    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.