Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vrasje me kallash në Kir të Dukagjinit, dy persona humbin jetën

    23.08.2026

    5 kg kokainë e heroinë, kapen nga policia Mirand Herri dhe Luftim Hoxha

    23.08.2026

    Arrestohet Vis Kosova, kapet me armë në Palasë

    23.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Kokaina lum nga Suedia në Danimarkë, SPAK godet dy shqiptarët

    Nga InfoNews15.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit ndaj Marsel dhe Ermal Liçajt.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për caktimin e masave të sigurimit për dy shtetas, M. L. (alias G.) dhe E. L., në kuadër të procedimit nr. 55 të vitit 2024, për veprat penale:

    “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit si grup i strukturuar kriminal, sipas nenit 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”;

    “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, sipas nenit 333/a/2 të Kodit Penal.

    Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata, me vendimin nr. 28, datë 14.5.2026, vendosi të caktojë masën e sigurisë personale me karakter shtrëngues “arrest në burg” për shtetasin M. L. (alias G.), si dhe masat e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për shtetasin E. L., sipas nenit 234 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale.

    Hetimet për këtë procedim penal janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë daneze dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

    Autoritetet daneze, gjatë muajit gusht të vitit 2023, kanë regjistruar procedimin penal nr. 0100-71282-00102-23 – “Operacioni Bacchus”. Në hetim ishin të përfshirë disa shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët, brenda grupit të strukturuar kriminal, kishin angazhuar aktivitetin e trafikimit dhe shpërndarjes së heroinës në Mbretërinë e Danimarkës.

    Aktiviteti i paligjshëm ka zgjatur nga 1 tetor 2023 deri më 23 janar 2024, në 7 episode, ku anëtarët e grupit kriminal kanë importuar heroinë në Mbretërinë e Danimarkës përmes Suedisë. Droga e trafikuar përgatitej për tregun danez, duke u përzier me substanca të tjera si paracetamol dhe kafeinë, për të maksimizuar fitimet.

    Nga hetimet paralele të realizuara nga prokuroritë e dy vendeve, deri tani janë identifikuar dhe proceduar në Danimarkë 3 individë (dy shqiptarë dhe një i huaj), ndërsa në Shqipëri janë identifikuar 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

    Më 14.5.2026, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka realizuar ekzekutimin e masave të sigurimit personal për të dy shtetasit e hetuar.

    Në ndërkohë, hetimet vazhdojnë për mbledhjen e provave lidhur me përfshirjen e personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë angazhuar në këto aktivitete të paligjshme.

    Prokuroria e Posaçme shpreh falënderimet e saj për autoritetet daneze dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për mbështetje.

     

    Reklamë
    Krimi shqiptar në Suedi Suedi
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vrasje me kallash në Kir të Dukagjinit, dy persona humbin jetën

    23.08.2026
    Aktualitet

    5 kg kokainë e heroinë, kapen nga policia Mirand Herri dhe Luftim Hoxha

    23.08.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Vis Kosova, kapet me armë në Palasë

    23.08.2026
    Aktualitet

    Vrau të dashurën dhe më pas veten, reagon gruaja e Altin Allmuçës: Kemi dy fëmijë, nuk e dija

    23.08.2026
    Aktualitet

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026
    Aktualitet

    Greqi/ Shqiptari vret të dashurën dhe më pas veten

    23.08.2026
    Shto një koment

    Comments are closed.

    Të Fundit

    Vrasje me kallash në Kir të Dukagjinit, dy persona humbin jetën

    23.08.2026

    5 kg kokainë e heroinë, kapen nga policia Mirand Herri dhe Luftim Hoxha

    23.08.2026

    Arrestohet Vis Kosova, kapet me armë në Palasë

    23.08.2026

    Vrau të dashurën dhe më pas veten, reagon gruaja e Altin Allmuçës: Kemi dy fëmijë, nuk e dija

    23.08.2026

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026
    Më të lexuarat

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat

    Nga InfoNews22.08.20260

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat (Foto Ilustruese) Vetëm 6…

    1 në zemër, 1 në gjoks dhe 7 thika në shpinë! Portugezi u masakrua te Principote, goditjet finale iu dhanë jashtë

    22.08.2026

    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic

    18.08.2026

    Peshkaqeni i kredive IUTE Credit ankohet për lajmet: Publikimi i skandaleve na dëmton

    22.08.2026

    Plagoset Vladimir Bruçi në Shkodër

    20.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.