Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Manovra për SPAK nga ARRSH! Emergjenca për rrugën e shembjes dhe roli i kompanisë A.N.K e Agim Kola

    25.03.2026

    Hajduti i bankave Hamdi Lataj, që shfaqet në një video të Drake

    25.03.2026

    Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

    25.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Lajmi i publikuar disa ditë më parë në media në lidhje me katër apartamentet dhe ullishten në pronësi të ish-drejtoreshës së AKSHI, Mirlinda Karçanaj, dhe bashkëshortit të saj, zonja e dyshuar si pjesëtare e një grupi kriminal që pilotonte tenderët në AKSHI, tronditi opinionin publik në një kohë kur kryeministri Rama u shpreh publikisht se ajo jetonte në fakt me qira.

    LEXO EDHE: Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Në pamje të parë, dy lajmet, pra pronësia e katër apartamenteve dhe të jetuarit me qira, duket se kundërshtojnë njëri-tjetrin, por sipas informacioneve që ka siguruar Infonews.al, nuk është kështu.

    Është e vërtetë që zonja Karçanaj ka në bashkëpronësi me bashkëshortin katër apartamente, por po ashtu është e vërtetë se ajo ka deklaruar para BKH se jeton me qira. Të paktën “letrat” kështu thonë.

    Shumë mund të shtrojnë pyetjen se përse duhet të jetojë me qira, ose të paktën të deklarojë kështu, një person që ka katër apartamente në pronësi.

    Por, më interesant është fakti se kush është në të vërtetë pronari i apartamentit ku ka deklaruar se jeton me qira Mirlinda Karçanaj.

    Infonews.al mëson se BKH po verifikon të dhëna nëse apartamenti ku Karçanaj deklaron se jeton me qira është apo jo në pronësi të Orest Sotës, një personazh i lidhur me Ergys Agasin.

    Madje, ka raportime që e cilësojnë atë si personin më të rëndësishëm të Agasit në pjesën e menaxhimit të çështjeve financiare, ose si kasaforta apo prestanome i tij. Institucionet e drejtësisë kanë të dhëna se ky apartament është në pronësi të tij dhe për këtë arsye po kryhen verifikime.

    Nëse vërtetohet, atëherë kjo është një provë më shumë që Karçanaj është pjesë e grupit të Agasit dhe Beqirit dhe se Orest Sota i ka shërbyer asaj.

    Këtë të mërkurë Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj për më shumë se dy orë dëshmoi para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në cilësinë e personit nën hetim. Sipas informacioneve ajo ka dhënë deklarata lidhur me pikëpytjet që ka SPAK qoftë për tenderat e AKSHI-t por edhe lidhjet mes personave të tjerë që lidhen me grupin kriminal.

    Me vendim të Gjykatës së Posaçme Karçanaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

    Të martën po kjo gjykatë hoqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ish-zëvendës drejtoreshën e AKSHIT, Hava Delibashi dhe caktoi masat “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”. SPAK goditi një grup kriminal të drejtuar nga Agasi dhe Beqiri të cilët dyshohen se urdhëronin rrëmbimin e rivalëve në biznes dhe i detyronin të hiqnin dorë nga tenderat e AKSHIT. Nën hetim janë dhe disa biznesmenë dhe zyrtarë policie.

    Hetimet për Karçanajn

    Mirlinda Karçanaj, drejtoresha jetëgjatë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe personi që ka menaxhuar qindramilionë euro nga taksat e qytetarëve, u mor e pandehur dhe u vendos nën masën e sigurisë arrest shtëpie, bashkë me zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi. Tre biznesmenë, Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta, u lanë në masë sigurie ndalim të largimit nga vendi.

    Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, një biznesmen tjetër fitues i prokurimeve të AKSHI-t, kompania e të cilit SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.

    Akuzat e SPAK ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

    SPAK ka zbardhur akuzat ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zëvendëses së saj, Hava Delibashi dhe zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

    Ndaj Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, janë ngritur akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

    Ndaj Hava Delibashit, e cila një ditë më parë (24 mars) u lirua nga arresti i shtepisë, rëndojnë akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

    Ndërsa zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, është pezulluar nga detyra.

    Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

    AKSHI Ergys Agasi Mirlinda Karcanaj Orest Sota SPAK
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Manovra për SPAK nga ARRSH! Emergjenca për rrugën e shembjes dhe roli i kompanisë A.N.K e Agim Kola

    25.03.2026
    Aktualitet

    Hajduti i bankave Hamdi Lataj, që shfaqet në një video të Drake

    25.03.2026
    Aktualitet

    Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

    25.03.2026
    Aktualitet

    Ja kur zgjidhet Drejtori i ri i Policisë

    25.03.2026
    Aktualitet

    Wolt Albania shkel ligjin me dy këmbë! Shet vape për fëmijë

    24.03.2026
    Aktualitet

    Këta janë bashkëshortët që humbën jetën në Roskovec

    24.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Manovra për SPAK nga ARRSH! Emergjenca për rrugën e shembjes dhe roli i kompanisë A.N.K e Agim Kola

    25.03.2026

    Hajduti i bankave Hamdi Lataj, që shfaqet në një video të Drake

    25.03.2026

    Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

    25.03.2026

    Ja kur zgjidhet Drejtori i ri i Policisë

    25.03.2026

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    25.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Betimi i të riut nga Burreli: Derisa t’i vras të gjithë burrat, nuk ndalem

    21.03.2026

    Si u bë Sabah Nuzi vrasës, roli i Kolaverajve dhe Aurel Hoxhës

    21.03.2026

    Sa mund të na kushtojë kriza e naftës?

    24.03.2026

    Ilir Meta ofron pasuritë e avokatit për të dal nga burgu ??

    21.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.