Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.2026Updated:25.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    SPAK ka intensifikuar hetimet në lidhje me aktorët kryesorë të dosjes AKSHI dhe personat përreth tyre, të cilët dyshohet se janë përdorur për kanalizimin e fondeve të përvetësuara në mënyrë të jashtëligjshme përmes orientimit të tenderëve dhe frikësimit të kundërshtarëve, siç ishte rasti i pengmarrjes së Gerond Meçes, një tjetër personazh i preferuar i tenderëve të AKSHI-t, i rikthyer së fundmi në skenë.

    Ndërkohë që SPAK po thellon hetimet për të zbardhur rrethin e aktorëve të lidhur me AKSHI-n, për të cilin skyweb.al do të raportojë më gjerësisht në vijim, disa prej personave të këtij rrethi kanë nisur përpjekjet për të shpëtuar çfarë mund të shpëtojnë nga pasuritë e krijuara gjatë lidhjeve me Agasin dhe shërbimit ndaj tyre, duke vepruar herë pas here edhe si “prestanome” në sektorë si ndërtimi, turizmi dhe transfertat e parave.

    Orest Sota dhe Idajet Ismailaj, ortakët e të besuarit të Agasit

    Në momentin e operacionit të madh ndaj aktorëve të skandalit AKSHI, SPAK kreu kontrolle edhe në banesat e biznesmenëve që dyshohet se janë persona pranë Ergys Agasit.

    Dy prej tyre ishin Orest Sota, pronar i Fortis Beton dhe ortak në një tjetër kompani me një person tjetër të lidhur me Agasin, si edhe Idajet Ismailaj, pronar i Albastar.

    Sipas verifikimeve të kryera nga skyweb.al, rezulton se si Orest Sota ashtu edhe Idajet Ismailaj janë ortakë në kompani të ndryshme me Elgerti Bixhën.

    Ky i fundit, sipas dosjes së SPAK, është personi që Ergys Agasi po përpiqej ta emëronte drejtor në një kompani që kishte marrë koncesion nga shteti.

    Për këtë qëllim, Agasi shprehet për ish-ministrin Damian Gjiknuri: “Do ja q* robt, do fusim çunat pastaj!”, pasi ish-ministri nuk po plotësonte kërkesën për emërimin e Bixhës.

    Ky episod është përdorur nga SPAK edhe si shembull i “modus operandi”, pra si fakt mbështetës për mënyrën se si vepronte grupi, përfshirë edhe rastin e pengmarrjes së Meçes.

    I trembur nga ajo që mund të zbulojë SPAK në vijim ndaj tij, Orest Sota nuk ka qëndruar duarkryq.

    Nga shqyrtimi i dokumentacionit të konsultuar nga skyweb.al rezulton se ai ka nisur procedurat për shitjen e kompanisë Fortis Beton.

    Në letra duket sikur procesi i shitjes ka filluar vetëm pak ditë para kontrolleve të SPAK, në momentin kur u kuptua se operacioni do të niste dhe se ai nuk do të dilte “pa lagur” nga skandali AKSHI dhe raportet me Agasin. Megjithatë ka dyshime se data në dokument nuk korrespondon me kohën reale kur janë bërë veprimet

    Kujtojmë këtu alarmin e grupit pas dëshmisë së “pentitos” Daniel Shima dhe “shtrydhjen” disa org tëKarçanajt në SPAK disa ditë para urdhrave të arrestit.

    Orest Sota shet me urgjencë kompaninë Fortis Beton

    Në një kontratë për transferim kuotash të siguruar nga skyweb.al, Orest Sota i shet të gjitha aksionet e tij në Fortis Beton kompanisë Forever Construction për vetëm 30 000 euro, pavarësisht se kompania ka realizuar një xhiro prej disa milionë euro gjatë vitit 2025, sipas bilancit të dorëzuar me gjashtë muaj vonesë nga Fortis Beton, vonesë për të cilën kompania ka marrë edhe një gjobë rreth 65 000 lekë.

    Kontrata e shitjes se kuotave te Fortis Beton
    Kontrata e shitjes se kuotave te Fortis Beton

    Forever Construction është në pronësi të babait të Orest Sotës, por marrëveshja për shitjen e kuotave është firmosur nga administratori i saj, çka mbetet e paqartë nëse është bërë për arsye urgjence apo sepse z. Lefter Sota nuk ka dashur të shfaqet drejtpërdrejt në këtë transaksion.

    Gjithashtu, skyweb.al ka konstatuar se bilanci i Fortis Beton është dorëzuar vetëm pas realizimit të shitjes, fakt që përbën një tjetër element për verifikime të mëtejshme nga SPAK lidhur me lëvizjet financiare të kryera.

    Orest Sota është thirrur në SPAK edhe gjatë muajit shkurt, ku është marrë në pyetje.

    Sipas burimeve të redaksisë, ndaj tij po kryhen verifikime për raportet financiare me Ergys Agasin në sektorë si ndërtimi, menaxhimi i resorteve turistike dhe përvetësimi i pronave përmes mekanizmave në Kadastër.

    Ka dyshime se nën administrimin de facto nga Sota të një resorti turistik, Agasi ka regjistruar në emrin e tij një vilë private në mënyrë të jashtëligjshme, me ndihmën e një ish-drejtueseje të njohur të Kadastrës, detaje për të cilat do të raportohet më gjerësisht në një shkrim të veçantë mbi aktivitetin e këtij grupi. /skyweb.al

    administrim resorti AKSHI Albastar arrestime bilanc financiar biznes Shqipëri Damian Gjiknuri Daniel Shima dëshmi pentito dosja AKSHI Elgerti Bixha emërime drejtorësh Ergys Agasi Forever Construction FORTIS BETON frikësim Gerond Mece gjobë hetim hetim penal hetime financiare Idajet Ismailaj kadastër kanalizim fondesh Karçanaj kompani ndërtimi koncesione kontroll banese korrupsion lajme Shqipëri lidhje financiare Lidhjet me Ergys Agasin ndërtim operacion SPAK Orest Sota Orest Sota Ergys Agasi Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK ortakëri biznesi Pastrim parash Pengmarrje përvetësim pronash politikë shqiptare prestanome resorte turistike sektor privat shitje aksionesh skandal skemë korruptive Skyweb.al SPAK tendera transaksione të dyshimta transferim kuotash turizëm verifikime pasurie vilë private xhiro vjetore
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026
    Aktualitet

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026
    Uncategorized

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026
    Aktualitet

    Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

    25.02.2026
    Aktualitet

    Rrezik! Ambasada e SHBA në Tiranë: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

    25.02.2026
    Aktualitet

    5 leje për të gërryer Shkumbinin/ Si u shkatërrua lumi me bekimin e qeverisë

    25.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026

    Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

    25.02.2026

    Rrezik! Ambasada e SHBA në Tiranë: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

    25.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    Dy makina i kaluan sipër 7 vjeçarit! Arrestohen shoferët e aksidentit te Kthesa e Kamzës

    24.02.2026

    2 mln euro transferta…Policia: Agency Hope tek Arena punonte në të zezë, në pranga Gelmona Tarja

    22.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.