Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Rritja e çmimeve të karburanteve, Ibrahimaj: Po i monitorojmë çdo ditë

    11.03.2026

    Ja pse nisi Prokuroria hetimet për Rejsi Farma me pronare Merita Sheqin

    11.03.2026

    Porto Romano në SPAK! Bie tenderi 400 milionë euro

    11.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Përplasja në Prokurorinë e Dibrës, Abaz Muça shkarkon dy sekretarët

    Nga InfoNews09.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Thellohet skandali i Drejtuesit të Prokurorisë Dibër Abaz Muça. Pas përplasjes me prokurorin Urim Kalia për një çështje hetimore dhe nisjes së procedimit penal për të, Abaz Muça ka shkarkuar nga detyra dy sekretarët e prokurorisë.

    Edvin Shehu dhe Artan Balla janë shkarkuar në mënyrë të beftë, pasi nuk e kanë informuar Abaz Muçën se ndaj tij kishte nisur një procedim penal.

    Përplasja dhe debatet e Drejtuesit me këta dy punonjës kanë nisur ditën që prokurori Urim Kalia ka nisur procedimin penal ndaj tij dhe kanë vazhduar disa ditë më pas.

    Drejtuesi Abaz Muça me veprimet e tij ka penguar sekretarin Edvin Shehu që të fotokopjojë materialin e procedimit penal ndaj tij, duke e detyruar më pas prokurorin Urim Kalia të shkojë në zyrën e Drejtuesit për t’ia marrë me forcë materialin që po fotokopjohej. Një procedurë rutinë dhe një sherr banal mes dy funksionarëve të lartë të shtetit në Dibër tregon qartë fytyrën e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri sapo largohesh pak nga qendra.

    E gjithë skena është regjistruar nga kamerat e vendosura në ambientet e kësaj Prokurorie, të cilat do të shërbejnë si provë për të faktuar konsumimin rishtas të veprës penale “shpërdorim detyre”, për hakmarrje ndaj 2 sekretarëve.

    Për këtë përplasje të radhës janë informuar institucionet si KLP dhe ILD, ndërsa prokuroria e Kukësit ka në duar dosjen penale ndaj kryeprokurorit të Dibrës. Si KLP dhe ILD ende nuk kanë bërë asnjë reagim për çështjen, ndërsa të vetmet reagime janë ato të mbërritura nga media. E pakuptueshme se si dy institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e drejtësisë heshtin, ndërkohë që situata në Dibër mund të përshkallëzohet edhe më tej.

    Abaz Muça Abaz Muça shkarkon dy sekretarët abuzim me detyrën Artan Balla Diber drejtësia shqiptare Edvin Shehu hetime penale ILD institucionet e drejtësisë KLP konflikti në prokurori Përplasja në Prokurorinë e Dibrës përplasjet në prokurori procedim penal Prokuroria Dibër prokuroria Kukës shkarkimi i sekretarëve shpërdorim detyre sistemi i drejtësisë në Shqipëri skandali në prokurori Urim Kalia
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Rritja e çmimeve të karburanteve, Ibrahimaj: Po i monitorojmë çdo ditë

    11.03.2026
    Aktualitet

    Ja pse nisi Prokuroria hetimet për Rejsi Farma me pronare Merita Sheqin

    11.03.2026
    Aktualitet

    Porto Romano në SPAK! Bie tenderi 400 milionë euro

    11.03.2026
    Aktualitet

    Ndërpreu shërbimin, One Albania pranon skandalin: Ishte momentale

    11.03.2026
    Aktualitet

    Ilaçe të skaduara, Rejsi Farma në hetim

    11.03.2026
    Aktualitet

    Zbulohen 10 kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

    11.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Rritja e çmimeve të karburanteve, Ibrahimaj: Po i monitorojmë çdo ditë

    11.03.2026

    Ja pse nisi Prokuroria hetimet për Rejsi Farma me pronare Merita Sheqin

    11.03.2026

    Porto Romano në SPAK! Bie tenderi 400 milionë euro

    11.03.2026

    Ndërpreu shërbimin, One Albania pranon skandalin: Ishte momentale

    11.03.2026

    Ilaçe të skaduara, Rejsi Farma në hetim

    11.03.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Skandali i Nadir Çaushollit, kush është administratori i CFO Pharma në kërkim dhe bashkëpunëtorët e FSDKSH!

    Nga InfoNews04.11.20250

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë tetë…

    Me shpejtësi nëpër lagje, aksident në Kamëz

    04.03.2026

    SPAK: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijimin e gjykimit

    09.03.2026

    EMRI/ Kërcet arma në Shkodër

    05.03.2026

    Qytetarët i sulen One Albania: Kompani hajdute! A do mbajë përgjegjësi Ceo Barna Kutvolgyi

    11.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.