Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tenderat e AKSHI? Roli i Ergys Agasit dhe përfitimet e Ermal Beqirit me kunatin Gentian Likaj

    12.02.2026

    E PLOTË/ Si ndodhi grabitja e FiBank, autori brenda bankës: Dua 40 mijë euro…ose…aq sa keni…

    12.02.2026

    Skandali KURUM! Arrestohet inspektori i Portit Durrës Xhulio Golgota

    12.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Albavia futi në xhep 260 mln euro, rruga e sapo hapur shembet! Ku shkuan paratë?

    Nga InfoNews23.11.2025Updated:23.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një nga investimet më të kushtueshme dhe më të gjata në historinë e infrastrukturës shqiptare, duket se ka rezultuar shumë larg standardeve të deklaruara. E nisur në vitin 2011 nga qeveria e Sali Berishës dhe e përfunduar përfundimisht në vitin 2025 nga qeveria e Edi Ramës, ky aks, që ka kushtuar plot 260 milionë euro dhe ka zgjatur 16 vite për t’u dorëzuar si “i përfunduar”, është shembur vetëm dy muaj pas inaugurimit.

    Gjatë ditës së sotme, në segmentin Qukës–Qafë Plloçë u krijua një situatë alarmante, pasi një masiv i madh shkëmbi u shkëput dhe bllokoi tërësisht rrugën. Kjo është një nga shembjet më të pazakonta të viteve të fundit, jo për shkak të përmasave, por për faktin se ndodhi pas reshjeve të zakonshme të shiut, të cilat një rrugë e re, moderne dhe me kosto kaq të lartë duhet të ishte e aftë t’i përballonte pa asnjë problem. “Dorën” e fundit e dha kompania 2T, me lidhje të forta me qeverinë. Një nga dy pronarët e firmës është Artan Sako, vëllai i kryetarit të zgjedhur së fundmi të Bashkisë së Tepelenës, Gramoz Sako. Më parë, Gramozi ka qenë edhe Komandant i Gardës së Republikës dhe njihet si një nga mbështetësit më mazhorancës.

    Por historia e këtij aksi të shumëpërfolur nuk nis sot. Ajo lidhet ngushtë me vonesa, shtesa kontratash, kosto të fryra dhe dyshime për cilësi të dobët të punimeve.

    Sipas të dhënave zyrtare të ARRSH-së, loti 1 i rrugës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “JV Sintram & Albavia”.

    Brenda këtij bashkimi, kompania Albavia ka një rol kyç, për shkak se aksioneri i saj kryesor është Hasan Hafizi, bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Mimoza Hafizi.

    Mbikëqyrja e punimeve është kryer nga firma “CEC” shpk. Punimet e lotit nisën në korrik të vitit 2015, megjithëse kontrata ishte lidhur më 9 maj 2014, dhe sipas afatit zyrtar, rruga duhej të ishte përfunduar më 23 qershor 2018. Por, siç ka ndodhur edhe me projekte të tjera infrastrukturore në vend, afati është shtyrë disa herë, duke zvarritur ndërtimin deri në vitin 2025.

    Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të vitit 2019, paralajmëronte për parregullsi serioze në këtë aks. Sipas KLSH-së, vetëm për lotin 1 janë realizuar dy shtesa kontrate dhe dy urdhër-ndryshimi, ndërsa dy të tjerë ishin ende në proces. Kjo e çoi vlerën e kontratës nga parashikimi fillestar në një shumë totale prej rreth 60.7 milionë dollarësh. Krahasuar me kontratën bazë, kjo përbën një shtesë prej 22.6 milionë dollarësh, ose rreth 59% më shumë se fondi fillestar i miratuar.

    Megjithë këto kosto shtesë të pazakonta, që në çdo vend normal do të garantonin një cilësi të lartë dhe një siguri të plotë, sot pamë se si rruga nuk i rezistoi dot as reshjeve të para të vjeshtës. Shembja e masivit malor ngre dyshime në lidhje me cilësinë e punimeve, me zbatimin e projektit dhe me mënyrën se si janë përdorur miliona euro të parave publike.

    Në fund të vitit 2024, kur u rihap një tjetër procedurë tenderimi për punime shtesë pranë të njëjtit segment, fituesi rezultoi sërish kompania Albavia.

    Albavia nuk kishte ofertën më të ulët. Oferta më e ulët ishte 202 milionë lekë, ndërkohë që Albavia fitoi tenderin me ofertën 246 milionë lekë pra 44 milionë lekë më shumë, ose rreth 450 mijë euro. Dy firmat që kishin ofertat më të ulëta u skualifikuan nga zyrtari i ARRSH-së, Gentian Gjyli, i cili më pas përfundoi në pranga, çka e bën edhe më të fortë bindjen publike se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe e orientuar drejt një fituesi të vetëm.

    ARRSH ka dalë me një deklaratë zyrtare ku është përpjekur t’i atribojë shembjen “moti të keq”. Por një arsye e tillë është e pakuptimtë dhe e patolerueshme, sidomos kur bëhet fjalë për një aks që ka kushtuar qindra miliona euro dhe që duhet të përballojë jo vetëm shi, por edhe kushte shumë më të rënda atmosferike. Rrëshqitja që ndodhi sot nuk ishte rezultat i një stuhie të jashtëzakonshme, por i një shiu të zakonshëm, çka tregon qartë se punimet kanë qenë të dobëta, të pambikëqyrura mirë dhe krejtësisht të papërshtatshme për terrenin malor ku ndodhet rruga.

    Pikërisht për këtë arsye lind pyetja: nëse rruga nuk i rezistoi dot një shiu të zakonshëm në nëntor, çfarë do të ndodhë gjatë dimrit kur të ketë reshje të dendura, ngrica, dëborë dhe rënie temperaturash? A është ky vetëm shembja e parë nga shumë të tjera që mund të vijnë? A është ky aks i sigurt për qytetarët që e përshkojnë çdo ditë? A janë bërë vërtet studimet e duhura gjeologjike dhe inxhinierike që një rrugë e tillë kërkon?

    Pas 260 milionë eurove të shpenzuara dhe 16 viteve punime, publiku me të drejtë pret llogaridhënie: kush është përgjegjës për këtë situatë dhe çfarë garancie ka se rruga nuk do të vazhdojë të shembet sa herë bie shi?

    Albavia Albavia shpk Artan Sako Gentian Gjyli Gramoz Sako Qukes Qafe Plloce shembet rruga qukes qafe plloce
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tenderat e AKSHI? Roli i Ergys Agasit dhe përfitimet e Ermal Beqirit me kunatin Gentian Likaj

    12.02.2026
    Aktualitet

    E PLOTË/ Si ndodhi grabitja e FiBank, autori brenda bankës: Dua 40 mijë euro…ose…aq sa keni…

    12.02.2026
    Aktualitet

    Skandali KURUM! Arrestohet inspektori i Portit Durrës Xhulio Golgota

    12.02.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026
    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tenderat e AKSHI? Roli i Ergys Agasit dhe përfitimet e Ermal Beqirit me kunatin Gentian Likaj

    12.02.2026

    E PLOTË/ Si ndodhi grabitja e FiBank, autori brenda bankës: Dua 40 mijë euro…ose…aq sa keni…

    12.02.2026

    Skandali KURUM! Arrestohet inspektori i Portit Durrës Xhulio Golgota

    12.02.2026

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.