Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “Ik largohu…”/ A u njoftua Ergys Agasi nga shokët e Policisë?

    16.12.2025

    SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut

    16.12.2025

    EMRAT/ Reagon SPAK! Kush janë peshkaqenët e Akshi

    16.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    16 milion euro abuzime…/ Detajet e hetimit për bankat, lidhja mes Raiffeisen dhe SIGAL-in e Avni Ponarit: Shijuan 90% të fitimit

    Nga InfoNews18.09.2025Updated:12.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Detaje të reja janë siguruar nga InfoNews për sa i përket hetimit të Autoritetit të Konkurrencës ndaj bankave kryesore në vend, nën dyshimin se kanë shkelur nenin 4 dhe nenin 9 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

    Hetimi ka të bëjë me praktikat e ndërmjetësimit për shitjen e një police sigurimi jete, të cilën bankat ua kërkojnë me detyrim kredimarrësve të caktuar, përfshirë edhe kredimarrësit e kredisë për shtëpi.

    Kjo police sigurimi ka për qëllim të garantojë që një kompani sigurimi do të paguajë kredinë në rast se kredimarrësi ndërron jetë pa e shlyer atë.

    Ky është një produkt që, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, realizon të ardhura bruto për kompanitë e sigurimeve në masën 1.64 miliardë lekë [rreth 16 milionë euro].

    Neni 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës ndalon dy ose më shumë operatorë në të njëjtin treg që të bien në marrëveshje me njëri-tjetrin për të kufizuar konkurrencën, për shembull përmes caktimit të çmimeve të njëjta, kufizimit të sasisë apo vendosjes së kritereve të tjera kufizuese për konsumatorin.

    Neni 9 i ligjit ndalon kompanitë, të cilat vlerësohen se kanë fuqi dominuese në treg, nga abuzimi me këtë fuqi dominuese.

    Një rast konkret ku dyshohet për shkelje: nga hetimi rezulton se Raiffeisen Bank ka përzgjedhur vetëm Sigal Life si kompani partnere për sigurimin e jetës, duke i kufizuar klientët nga mundësia për të zgjedhur ofertën më të favorshme në treg.

    Në dokumentet e siguruara nga InfoNews.al, theksohet se për kreditë konsumatore, komisioni i aplikuar ndaj Sigal Life është: • 50% e primit të arkëtuar për “paketën standard të sigurimit”. • 45% e primit të arkëtuar për “paketën ekstra”.

    Gjatë periudhës së hetuar, janë prerë rreth 39,000 polica sigurimi vetëm me Sigal Life, që përfaqëson 90% të tregut të sigurimit të jetës për të gjitha kreditë pranë Raiffeisen Bank. Kjo tregon një situatë të dominimit të njëanshëm të tregut dhe ngre pyetje të forta për konkurrencën e ndershme.

    Sigurimi i jetës së debitorit është një produkt sigurimi që u shitet me detyrim kredimarrësve, për llogari të sigurisë së bankave, për shlyerjen e kredisë në rast se kredimarrësit i ndodh një fatkeqësi. Rreth 118 mijë shqiptarë blenë një police të tillë sigurimi gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Numri i klientëve të kësaj klase sigurimi dhe të ardhurat e kompanive nga këto shitje kanë pësuar rritje dramatike gjatë viteve të fundit.

    EKSKLUZIVE/ Dokumentet zyrtare, si nisi hetimi për Raiffeisen Bank për shkelje të konkurrencës dhe loja me SIGAL-in e Avni Ponarit

    Të dhënat e AMF tregojnë se numri i shqiptarëve që është detyruar të blejë një police sigurimi për jetën e debitorit është dyfishuar, nga 59 mijë vetë në vitin 2019, në 118 mijë në vitin 2024. Të ardhurat nga shitja e policave të sigurimit të kësaj klase janë rritur me 112%, gjë që tregon se edhe çmimi mesatar i policës së shitur është rritur. Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit në vitin 2024 ishin vetëm 10% e primeve të paguara. Kjo do të thotë se kompanitë e sigurimeve shijojnë norma fitimi bruto në masën 90% për këtë produkt – një shifër që sugjeron shkallë të ulët konkurrence në treg dhe dëm për konsumatorët.

    Përgjatë pesë viteve të fundit, pra periudhës 2019–2024, shqiptarët kanë paguar 6.6 miliardë lekë për polica sigurimi të jetës së debitorit, ndërsa kompanitë e sigurimeve kanë paguar gjithsej 843 milionë lekë dëme, ose vetëm 12% të të ardhurave.

    “Sjellja e ndërmarrjeve Banka Raiffeisen SHA, OTP Bank Albania SHA, Banka Kombëtare Tregtare SHA, Tirana Bank SHA, Intesa SanPaolo Bank Albania SHA, Union Bank SHA, E-Business Solutions SHPK, ABI Bank SHA, Abi Broker Sigurimesh SHA dhe Procredit Bank SHA mund të përbëjë shkelje të nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003, ndërkohë që sjellja e ndërmarrjeve Tirana Bank SHA, Banka e Bashkuar e Shqipërisë SHA dhe Banka e Parë e Investimeve SHA mund të përbëjë shkelje të nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003,” – thuhet më tej në këtë njoftim./InfoNews.al

    ABI Bank abuzim me pozite dominuese abuzime bankash AMF Autoriteti i Konkurrencës Avni Ponari Avni Ponari Sigal bankat shqiperi bkt detyrimi i sigurimit fitimet kompanive te sigurimeve hetim financiar hetimi bankave infonews.al intesa sanpaolo albania klientet e detyruar te sigurohen konkurrenca ne sigurime kreditë dhe sigurimet kufizim konkurrence ligji per konkurrencen otp bank polica sigurimi jete prime sigurimi jete Procredit Bank Raiffaisen Bank SHA Raiffaisen Bank Sigal Raiffeisen Bank raporti amf shitje policash sigurimi shkelja nenit 4 shkelja nenit 9 sigal life sigurime bankare sigurime jete shqiperi sigurimi i jetes se debitorit sigurimi i kredise tirana bank treg sigurimesh 2024-2025 tregu i sigurimeve jete union bank
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    “Ik largohu…”/ A u njoftua Ergys Agasi nga shokët e Policisë?

    16.12.2025
    Aktualitet

    SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut

    16.12.2025
    Aktualitet

    E PLOTE/ Jahti, vajza rumune, luks, pengmarrje e milion! Haremi i AKSHI që e ka zili edhe Dubai

    16.12.2025
    Aktualitet

    Polici e krim bashkë! Pengmarrje të fshehta e miliona te AKSHI

    16.12.2025
    Aktualitet

    Afera e AKSHI/ Arrest shtëpie për Hava Delibashi! Si u mor peng biznesmeni…

    16.12.2025
    Aktualitet

    ESKLUZIVE/ Peshkaqenët e AKSHI morën peng Gerond Meçen! Zbardhet skema

    16.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    “Ik largohu…”/ A u njoftua Ergys Agasi nga shokët e Policisë?

    16.12.2025

    SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut

    16.12.2025

    EMRAT/ Reagon SPAK! Kush janë peshkaqenët e Akshi

    16.12.2025

    E PLOTE/ Jahti, vajza rumune, luks, pengmarrje e milion! Haremi i AKSHI që e ka zili edhe Dubai

    16.12.2025

    Polici e krim bashkë! Pengmarrje të fshehta e miliona te AKSHI

    16.12.2025
    Më të lexuarat

    Polici e krim bashkë! Pengmarrje të fshehta e miliona te AKSHI

    Nga InfoNews16.12.20250

    Dhjetëra kontrolle në banesa, ambiente biznesi dhe baza të ndryshme janë ushtruar mëngjesin e kësaj…

    ESKLUZIVE/ Peshkaqenët e AKSHI morën peng Gerond Meçen! Zbardhet skema

    16.12.2025

    Si u zhvatën tenderët e AKSHI-t, urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn

    16.12.2025

    Ia mbath Ergys Agasi! SPAK sulm peshkaqenëve të AKSHI-t! E pëson Linda

    16.12.2025

    Ngjarje e rëndë në Llogara! Makina digjet plotësisht me një person brenda, dyshime për vrasje

    15.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.